LAJMI I FUNDIT:

Van Dijk flet për finalen ndaj Realit: Do të jetë një finale e çmendur

Van Dijk flet për finalen ndaj Realit: Do të jetë një finale e çmendur

Real Madrid – Liverpool është finalja e madhe e Ligës së Kampionëve për edicionin 2021/22.

Dy gjigantët evropianë arritën në finalen e madhe pas një pune jashtëzakonisht të vështirë.

Deri në finalen e madhe Los Blancos eliminuan skuadrat si PSG, Chelsea e Manchester City, në anën tjetër Liverpooli u përballë me Interin, Benficën e Villarrealin.


Pasi ka mësuar kundërshtarin e finales, mbrojtësi i The Reds, Virgil Van Dijk ka thënë se do të jetë një finale e çmendur.

“Ishte një punë e vështirë për të mbërritur deri në finalen e Ligës së Kampioneve, por mendoj se më e vështira do të jetë 90 apo 120-minutëshi i fundit në Paris”.

“Më 28 maj do të jetë një çmenduri e vërtetë, një makth që duhet të tregojmë se kemi guximin ta përballojmë. Kjo, pasi Reali i Madridit sivjet ka përmbysur çdo situatë”, u shpreh Van Dijk.

Holandezi ka thënë se e njohin mirë Real Madridin dhe presin me padurim ta zhvillojnë finalen.

Owen me deklaratë të guximshme: Van Dijk, mbrojtësi më i mirë në histori
Lexo po ashtu Owen me deklaratë të guximshme: Van Dijk, mbrojtësi më i mirë në histori

“E njohim mirë Realin e Madridit dhe e kemi ende të freskët edhe atë finale të humbur kundër tyre në vitin 2018. Reali është një skuadër që nuk ka nevojë për prezantime, pasi historia e tyre, sidomos në Ligën e Kampionëve flet shumë qartë”.

“Në të njëjtën kohë në radhët e tyre luan edhe golashënuesi më i mirë i turneut, prandaj do të jetë një betejë në të cilën do të vuajmë shumë, por po presim me padurim ta luajmë dhe ta fitojmë atë”, u shpreh mbrojtësi holandez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Ndërkombëtare
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Liga e Kampionëve
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori