Valverde: Duam të fitojmë, por do të jetë vështirë shkaku i tifozëve

Ernesto Valverde ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes kthyese gjysmëfinale që Barcelona do ta zhvillojë në udhëtim te Liverpooli.
Barcelona ka fituar 3-0 ndeshjen e parë në Camp Nou, por sipas Valverde do të jetë e vështirë ndeshje kthyese në një stadium si Anfield.
Trajneri spanjoll ka thënë se ekipi i tij do të luaj për fitore, por tifozët në Anfield do të bëjnë gjithçka të vështirë.
"Ne do të luajmë lojën pa marrë parasysh ndeshjen e parë. Duam të fitojmë këtu", ka thënë fillimisht Valverde në konferencë për shtyp.
"Do të jetë një ndeshje e vështirë, tifozët mund të ndikojnë shumë në Anfield".
"Çdo trajner duhet të vlerësojë humbjet e tyre, por do të ishte e jashtëzakonshme të shihje në fushë lojtarët e lënduar si Dembele, Salah dhe Firmino", përfundoi spanjolli. /Telegrafi/




















































