eksperti ad

Gazetari Valon Syla në “Debat Plus” ka zbuluar detaje për sulmin që është bërë ndaj tij pak ditë më parë derisa po ecte rrugës.

Syla thotë se sulmi ishte i organizuar dhe ai ishte munduar ta evitojë sa më shumë që të jetë e mundur një përplasje fizike.


Gazetari tregon  se fillimisht sulmuesi e ka pyetur “a je ti Valon Syla?”, e më pas e kishte kapur për krahu dhe e ka goditur.

“Zakonisht mërgimtarët me ftojnë për kafe për të diskutuar këto gjëra që nuk pajtohemi, por nuk ka ndodhur që të më sulmojnë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

“Unë nuk jam ndjerë i kërcënuar sepse ndryshe nuk do të ecja vetëm në rrugë...Ka pasur kërcënime në Facebook por nuk e kam pritur që do të organizohen për ndonjë sulm fizikë. Ndoshta e kanë bërë për llajka në Facebook pasi Valon Syla u "shpall" njeriu më i “urryer” në Diasporë”, tha ndër të tjera Valon Syla./Telegrafi/