LAJMI I FUNDIT:

Valon Murati përkujton 11 majin 1998, kur u nënshkrua marrëveshja mes LKÇK-së dhe UÇK-së

Valon Murati përkujton 11 majin 1998, kur u nënshkrua marrëveshja mes LKÇK-së dhe UÇK-së

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka kujtuar 11 majin e vitit 1998, kur është nënshkruar marrëveshja për shkrirjen e potencialit luftarak të  LKÇK në UÇK.

Murati, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se “Marrëveshjen nga ana e Këshillit të Përgjithshëm të LKÇK-së e nënshkroi Sabit Gashi ndërsa nga ana e Shtabit Qendror të UÇK-së Rexhep Selimi. Nga ana e LKÇK-së në procesin negociator ka luajtur rol të rëndësishëm edhe Fatmir Humolli, si dhe Arben Fetoshi në rolin e ndërmjetësit të grupit të studentëve”.


“Në periudhën e negociatave përfundimtare dhe në atë të pas marrëveshjes ranë tre prej figurave më të rëndësishme të politikës së luftës çlirimtare: Bahri Fazliu-Gzimi (LKÇK), Ilir Konushevci-Mërgimi (UÇK) dhe Agron Rrahmani-Naseri (LKÇK). Rënie e tyre në këtë periudhë u bë simbol i bashkimit të përpjekjeve të popullit shqiptar për çlirim e bashkim kombëtar. Shkronjat e para të emrave të tyre qëndrojnë edhe në emërtimin e Gueriljes së Prishtinës ‘BIA’”, ka shkruar Murati.

Postimi i plotë i Muratit:

“Marrëveshja UÇK-LKÇK dhe tre dëshmorët

Më 11 maj të vitit 1998 pas një periudhe të gjatë negociatash u nënshkrua marrëveshja historike në mes të UÇK-së dhe LKÇK-së. Kjo marrëveshje përcaktonte që i gjithë potenciali luftarak i LKÇK-së të shkrihej në UÇK përderisa, LKÇK e ruante subjektivitetin politik dhe vazhdonte të ishte subjekt i pavarur politik. Kjo pjesë e marrëveshjes u realizua në plotësi, përderisa pjesa tjetër e cila parashihte krijimin e një fronti të politik, i cili do t’i bashkonte të gjitha forcat çlirimtare dhe ato që e përkrahin luftën, e që do të ishte udhëheqësi politik i luftës, fatkeqësisht nuk u realizua.

Sidoqoftë kjo marrëveshje ishte një hap i madh dhe i rëndësishëm drejt bashkimit të krejt potencialit luftarak nën një komandë në luftën tonë çlirimtare. Ky bashkim përkundër dallimeve politike e konceptuale, ishte sinjal për të gjithë sesi duhet bërë bashkë në momentet qenësore për fatet e vendit dhe të kombit. Gjithashtu ky bashkim ishte edhe një sihariq për të gjithë luftëtarët e liritë, militantët e çlirimit të cilët kishte kohë që e kërkonin këtë bashkim. Fatkeqësisht ky bashkim nuk u përcoll edhe me unifikimin e faktorëve të tjerë, duke e dëmtuar rëndë luftën tonë çlirimtare dhe rezultatet e saj me përçarjet që sillte ky mosbashkim.

Marrëveshjen nga ana e Këshillit të Përgjithshëm të LKÇK-së e nënshkroi Sabit Gashi ndërsa nga ana e Shtabit Qendror të UÇK-së Rexhep Selimi. Nga ana e LKÇK-së në procesin negociator ka luajtur rol të rëndësishëm edhe Fatmir Humolli, si dhe Arben Fetoshi në rolin e ndërmjetësit të grupit të studentëve. Sigurisht përpjekjet për bashkëpunim e bashkim në mes të LKÇK-së e UÇK-së datojnë së paku prej vitit 1996 dhe vazhduan edhe pas arrestimeve e vrasjeve të anëtarëve e udhëheqësve të UÇK-së e LKÇK-së. Madje në rajonin e Llapit e të Prishtinës veç kishte ndodhur ky afrim e bashkim në aktivitete të përbashkëta që prej fundit të vitit 1997. Por pas marsit 1998, kur lufta veç shpërtheu ishte e nevojshme që sa më shpejtë që ishte e mundur të bashkoheshin forcat çlirimtare në mënyrë që të konsolidohej lufta çlirimtare. Kështu KP i LKÇK-së i udhëhequr nga Bahri Fazliu-Gzimi caktojë si negociator me UÇK-në dy anëtarët e tij Sabit Gashin dhe Fatmir Humollin.

Në periudhën e negociatave përfundimtare dhe në atë të pas marrëveshjes ranë tre prej figurave më të rëndësishme të politikës së luftës çlirimtare: Bahri Fazliu-Gzimi (LKÇK), Ilir Konushevci-Mërgimi (UÇK) dhe Agron Rrahmani-Naseri (LKÇK). Rënie e tyre në këtë periudhë u bë simbol i bashkimit të përpjekjeve të popullit shqiptar për çlirim e bashkim kombëtar. Shkronjat e para të emrave të tyre qëndrojnë edhe në emërtimin e Gueriljes së Prishtinës “BIA”.

Bahri Fazliu – Gzimi i cili ra më 7 maj 1998 ishte ndër themeluesit e LKÇK-së në vitin 1993, dhe në momentin kur ra heroikisht ishte udhëheqës i LKÇK-së dhe kryeredaktor i organit të saj Çlirimi. Kishte jetuar për afro pesë vite në ilegalitet të thellë kudo në Kosovë por kryesisht në Prishtinë dhe ishte ndër bartësit e përhapjes së frymës dhe organizimit të luftës çlirimtare.

Ilir Konushevci – Mërgimi i cili ra më 9 maj 1998 ishte ndër figurat kyçe të UÇK-së në organizmin luftarak brenda Kosovës dhe kohëve të fundit njeriu ndër më të rëndësishmit në logjistikën e UÇK-së. Ishte një ndër përkrahësit e mëdhenj të afrimit të forcave çlirimtare, sidomos të UÇK-së dhe LKÇK-së.

Agron Rrahmani – Naseri i cili ra më 12 maj 1998 ishte ndër udhëheqësit e LKÇK-së, komandanti i parë i njësisë së saj guerile “Rexhep Mala”. Ishte ndër figurat kryesore në përgatitjen e strukturave ushtarake të LKÇK-së. Kishte jetuar me vite të tëra ilegal në Prishtinë aty ku edhe ra heroikisht në betejë me armikun.

E falënderoj mikun tim Gurakuq Dobruna – Kuqin për këtë portretizim të bukur e simbolik të bashkimit në luftë dhe në rënie për atdhe”, ka shkruar Murati. /Telegrafi/.

Në trend Lajme

Më shumë
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Lugina
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kalo në kategori