LAJMI I FUNDIT:

Valon Jaha fitues i garës së fundit së automobilizmit të Kosovës

Valon Jaha fitues i garës së fundit së automobilizmit të Kosovës

Është mbajtur gara e fundit e Kampionatit të sivjetmë të automobilizmit të Kosovës. Në garën e katërt të disiplinës auto sllallom ka triumfuar Valon Jaha i AK Kaçandolli PRT.

“Ka qenë një garë e mirë, me konkurrencë të fortë dhe mjaft interesante. Kam pritur të kem rezultat të mirë, sepse veturën e kam pasur në gjendje shumë të mirë, goma adekuate për kushtet e garës së sotme, prandaj rezultati i arritur nuk është befasi. Jam i kënaqur që kampionatin e përfundova me fitore”, ka thënë Valon Jaha pas fitores.

Valoni me BMW e tij ka pasur kohën 02:54.540 minuta dhe për 02.311 sekonda ishte më i shpejtë se Leutrim Bytyqi i Ferizajt.


Podiumi i fituesve në plasmanin e përgjithshëm u plotësua me Faton Ramën e AK RC Prishtina, i cili në krahasim me fituesin u vonua për 05.519.

Në konkurrencën ekipore, në pozitën e parë u rendit Kaçandolli RT, para Ferizajt dhe Prizrenit D&G.

Rezultatet:
Klasa 3 (mbi 1600 ccm – Grupi 1)
1.Faton Ferati (Golf VI – Kaçandolli PRT) 03:00.623
2.Bashkim Memaj (Honda – Prizreni D&G) +09.633
3.Jeton Qerimi (BMW – Gjilani) +15.884

Klasa 5 (mbi 1200-1600 ccm – Grupi 2)
1.Leutrim Rexhepi (Peugeot 106 – Ferizaj) 03:10.110

Klasa 6 (mbi 1600 ccm – Grupi 2)
1.Florent Blakqori (Audi S3 – N/A) 03:20.182
2.Armend Ramizi (Opel Astra – Gjilani) +01.767
3.Alteron Sylmeta (BMW – Gjakova 137) +01:13.287

Klasa 8 (mbi 1200-1600 ccm – Grupi 3)
1.Leutrim Bytyqi (Peugeot 106 – Ferizaj) 02:56.851
2.Alban Berisha (Suzuki Swift – Prizreni D&G) +09.975
3.Kushtrim Mehmeti (Citroen Saxo – Ferizaj) +20.418

Klasa 9 (mbi 1600 ccm – Grupi 3)
1.Valon Jaha (BMW – Kaçandolli PRT) 02:54.540
2.Faton Rama (Renault Clio – RC Prishtina) +05.519
3.Belkin Fazliu (Renault Megane – Prizreni D&G) +08.317

Plasmani i përgjithshëm:
1.Valon Jaha (BMW – Kaçandolli PRT) 02:54.540
2. Leutrim Bytyqi (Peugeot 106 – Ferizaj) +02.311
3. Faton Rama (Renault Clio – RC Prishtina) +05.519

Renditja ekipore:
1.Kaçandolli PRT 60 pikë
2.Ferizaj 52 pikë
3.Prizreni D&G 45 pikë.

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ligat tjera
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Serie A
Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori