LAJMI I FUNDIT:

Valon Berisha flet për të gjitha: Nga fitorja me Gjeorgjinë, ardhja e Mërgim Berishës te Kosova dhe ndeshja kundër Leo Messit

Valon Berisha flet për të gjitha: Nga fitorja me Gjeorgjinë, ardhja e Mërgim Berishës te Kosova dhe ndeshja kundër Leo Messit

Valon Berisha ka qenë një nga më të mirët në fushë në fitoren e Kosovës ndaj Gjeorgjisë me rezultat 1-0.

Ai ka thënë se fitorja erdhi pasi futbollistët e Kosovës u angazhuan dhe luajtën shumë mirë.

“Ka qenë ndeshje shumë e mirë nga i gjithë ekipi. Kemi dashur të tregojmë një tjetër mentalitet dhe mënyrë të lojës. Jam i kënaqur se si kemi luajtur. Jam i kënaqur që nga portieri Ato e deri te Vedati. Lirimi ka pasur dy raste por mendoj që me meritë kemi fituar. Jena angazhuar shumë. Jemi mbrojtur shumë mirë. E kemi mbështetur njëri-tjetrin dhe me meritë kemi fituar’’, ka thënë fillimisht Berisha.


Ai tutje u pyet edhe për mundësinë që Mërgim Berisha ta veshë fanellën e Dardanëve, pasi këto zëra u rritën pas një bisede mes dyshes në Instagram.

‘’Nuk e din e vjen Mërgim Berisha a jo. Unë kam dëshirë që çdo shqiptar të luajë për Kosovën. Vendimi i takon atij dhe nuk e di a vjen. Unë kam vendosur të luaj për Kosovën dhe kam bërë zgjedhjen më të mirë në karrierën time’’, deklaroi ai.

Berisha në fund foli edhe për përballjen me Leo Messin në fundjavë, kur skuadra e tij Reims luajti me PSG-në.

‘”Messi është Messi, më i miri në futboll. Nëse e ka bërë nana për futboll dikë, ai është Messi. Ka qenë mirë të luash ndaj një idolit që e kanë shumë njerëz. Por nuk shikoj se ndaj kujt luaj, unë e kryej punën time. Për mua më e rëndësishmja të luaj për Kosovën’’, përfundoi ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamjet e momentit kur eskaloi situata në ndeshjen mes Bashkimit dhe Pejës

Dalin pamjet e momentit kur eskaloi situata në ndeshjen mes Bashkimit dhe Pejës

Sport
“Ndjej se kam dështuar”, ylli i Real Madridit i zhgënjyer pas humbjes në finale ndaj Barcelonës

“Ndjej se kam dështuar”, ylli i Real Madridit i zhgënjyer pas humbjes në finale ndaj Barcelonës

Ndërkombëtare
Mediat spanjolle konfirmojë datën se kur do të largohet Ancelotti nga Real Madridi

Mediat spanjolle konfirmojë datën se kur do të largohet Ancelotti nga Real Madridi

La Liga
Gakpo hedh bombën për të ardhmen e Alexander-Arnold pas festës së titullit

Gakpo hedh bombën për të ardhmen e Alexander-Arnold pas festës së titullit

Premier League
Dalin pamjet: Shikoni se si Gavi festoi në fytyrën e yllit të Real Madridit pas triumfit në ‘El Clasico’

Dalin pamjet: Shikoni se si Gavi festoi në fytyrën e yllit të Real Madridit pas triumfit në ‘El Clasico’

Ndërkombëtare
Chelsea në kontakt të rregullt me agjentin e yllit të Barcelonës

Chelsea në kontakt të rregullt me agjentin e yllit të Barcelonës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori