Ndoshta nuk ke dëgju më përpara për Aksionin për Nëna dhe Fëmijë (AMC), por me gjasë ti personalisht apo dikush që ti njeh keni përfituar nga programet e kësaj organizate - edhe atë që nga foshnjëria!

Si mund të keni përfituar nga AMC?


- Kujdesi për foshnjat dhe nënat pas lindjes - nëse fëmija yt apo i dikujt që ti njeh, ka lindur para kohe dhe është trajtuar me inkubator, oksigjen, fotolampë apo surfaktant ose nëse pas lindjes keni marrë këshilla për shëndetin mendor dhe vizita në shtëpi ngainfermieret e trajnuara, atëherë keni përfituar nga puna e AMC-së.

- Furnizimi dhe forcimi i sistemit shëndetësor – nëse gjatë shtatzënisë ti apo dikush që ti njeh keni marrë vitamina prenatale, antibiotikë apo kontraceptivë falas; nëse spitali juaj është pajisur me aparatura moderne; apo nëse QKMF-ja juaj ofron shërbime mëcilësore falë trajnimimeve, kjo ka ndodhur përmes mbështetjes së AMC-së.

- Edukimi dhe avokimi – nëse ti apo dikush që ti njeh keni marrë pjesë në klasat përnëna, keni përdorur platformën beba-ks.org për informata, ose jeni përfitues të politikave të reja që mbrojnë shëndetin e nënave e fëmijëve, atëherë je prekur nga puna e AMC-së. Po ashtu, përmes hulumtimeve dhe mobilizimit të diasporës e filantropëve,AMC ka krijuar mbështetje të qëndrueshme për të gjitha familjet në Kosovë.

AMC ka shpëtuar jetët e mijëra nënave dhe fëmijëve në Kosovë në 10 vitet e punës plot përkushtim. Ata sigurisht nuk do t’ja kishin dalur të vetëm, këtë e kanë arritur përmes ndihmësdhe mbështetjes së instucioneve, sponsorëve e donatorëve nga Kosova e diaspora.

Për të vazhduar këtë ndikim, AMC ka nevojë për ndihmën tonë!Për të ngritur fonde që mbështesin këto programe, AMC po organizon Edicionin e 9-të të “Let’sDance”, një mbrëmje ku argëtimi bashkohet me qëllimin - vallëzojmë për të ndihmuar nënat dhe fëmijët në Kosovë.

AMC të fton të bashkohesh në këtë natë që sjellë fjalime frymëzuese, muzikë live, rrjetëzim, ushqim e pije pa limit dhe performancë nga Florent Abrashi, më 23 shtator 2025, ora 19:30, në AMC Hall.

Biletat mund të blihen përmes: Let's Dance