Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shfrytëzuar të drejtën e saj për votë në balotazhin e zgjedhjeve lokale.

Teksa po priste rendin për të votuar, një qytetar ia lejoi asaj rendin e tij për të ushtruar më parë të drejtën e votës.


"Jo s'hi, vallahi s'hi", dëgjohet teksa thotë qytetari duke refuzuar të votojë para Osmanit.

Kujtojmë që nga 18 komunat ku organizohet balotazhi të drejtë vote kanë 1 milion e 316 mijë e 672 qytetarë.

Në kryeqytet deri tani kanë votuar 39 mijë e 70 qytetarë nga 222 mijë e 418 me të drejtë vote apo 17.57%.

Videon e gjeni KËTU.