Valeri gjyqtar i derbit Milan – Juventus

Paolo Valeri është konfirmuar si gjyqtar i ndeshjes të së dielës mes Milanit dhe Juventusit.
Rossonerët presin kampionin e Italisë në San Siro këtë fundjavë, edhe pse ata do të jenë pa mbrojtësin kryesor, Leonardo Bonucci, i cili është i suspenduar për një goditje më bërryl ndaj Aleandro Rosit.
Është AIA ajo që sot ka konfirmuar se Paolo Valeri do të drejtojë ndeshjen, e së fundmi ai drejtoi edhe sfidën e Milanit ndaj Sampdorias ku fituan këta të fundit me rezultat 2-0.
Luca Pairetto është emëruar si gjyqtar i ndeshjes Napoli – Sassuolo, teksa Claudio Gavillucci do të tejkalojë do të referojë ndeshjen e Interit në udhëtim te Verona.
Gjyqtarët e kësaj jave në Serie A: Benevento-Lazio - Piero Giacomelli Crotone-Fiorentina - Fabio Maresca Verona-Inter - Claudio Gavillucci Milan-Juventus - Paolo Valeri Napoli-Sassuolo - Luca Pairetto Roma-Bologna - Michael Fabbri Sampdoria-Chievo - Daniele Doveri Spal-Genoa - Daniele Orsato Torino-Cagliari - Gianpaolo Calvarese Udinese-Atalanta - Gianluca Rocchi
















































