Valdes vazhdon lojën ndaj Cityt përkundër këtij lëndimi në këmbë (Foto/Video +16)

Manchester City ka përfunduar pjesën e parë ndaj Middlesbrough me rezultat 1-0, ku goli erdhi nga Sergio Aguero.
Lojtari më i mirë për mysafirët ishte portieri Victor Valdes, i cili bëri disa pritjet fantastike.

Por, pak momente para golit spanjolli pësoi një lëndim jo të lehtë pas një ndërhyrje Jesus Navas.

Vlen të theksohet se ish-ylli i Barcelonës vazhdoi lojën përkundër lëndimit në këmbë, tifozët e Middlesbrough gjatë gjithë takimit kanë kënduar: "Valdes i vetëm ka më shumë tituj se ju". /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
05/11/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































