LAJMI I FUNDIT:

Valdano: Jam sqaruar me Mourinhon

Valdano: Jam sqaruar me Mourinhon

Drejtori i Real Madridit, Jorge Valdano, ka thënë se ai i ka sqaruar hesapet me Jose Mourinhon që prej tre vitesh dhe se nuk ka kurrfarë problemi tani mes tij dhe portugezit.

“Në ta kaluarën, unë e mohova ardhjen e Mourinhos me fjalë agresive, ndërsa ai më është përgjigjur në të njëjtën mënyrë, por pavarësisht konfliktit që u zhvillua tre vite më parë, ne e kemi ditur se do të jemi një ditë në klubin e njëjtë. Ajo çështje nga atëherë u sqarua dhe nuk ka probleme mes nesh”.

“Jose Mourinho do të jetë te Real Madridi për katër vitet e ardhshme dhe është nder të kemi në skuadër njërin prej trajnerëve më të mirë në botë. Ne jemi shumë të kënaqur ta kemi atë, këtu te Real Madridi. Unë e mbrojta Pellegrinin që nga dita e parë e deri në ditën e fundit, sepse obligimi im ishte i tillë. Këtë do ta bëj tani edhe me Mourinhon”, theksoi Valdano në hapjen e prezantimit të Mourinhos. /Telegrafi/