LAJMI I FUNDIT:

Valbona Bytyqi: Jemi të motivuara, shpresojmë në përfaqësim sa më të mirë

Valbona Bytyqi: Jemi të motivuara, shpresojmë në përfaqësim sa më të mirë
(Foto: basketbolli.com)

Kosova A për herë të parë do të garojë zyrtarisht në arenën ndërkombëtare. Vashat dardane do të garojnë në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla, nga 20 deri më 25 Korrik në Qipro.

Basketbollistja me përvojë, Valbona Bytyqi thotë se janë shumë të motivuara. “Përgatitjet po shkojnë shumë mirë. Ka qenë një frymë pozitive deri më tani. Lojtaret janë të motivuara dhe po e presim me padurim fillimin e ndeshjeve dhe të përfaqësojmë sa më mirë shtetin e Kosovës”, është shprehur Bytyqi për uebfaqen zyrtare të FBK-së.

Synimet e Kosovës janë të qarta. “Synimet tona janë që sa më mirë të përfaqësojmë Kosovën në arenën ndërkombëtare dhe të bëjmë krenar shtetin e Kosovës”, shton tutje basketbollistja e Penzës.


Kosova është në grup me Qipron dhe Luksemburgun. “Është hera që po e përfaqësoj Kosovën ndërkombëtare dhe do të bëj të pamundurën që të përfaqësoj Kosovën sa më mirë. Dua që edhe vajza ime të jetë krenare me mua”, nënvizon Valbona Bytyqi.

Kujtojmë se kjo është hera e parë që Kosova A te femrat garon në arenën ndërkombëtare.

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori