LAJMI I FUNDIT:

Vala e pazakontë e nxehtit në Siberi po çudit banorët, as kafshët nuk e përballojnë

Vala e pazakontë e nxehtit në Siberi po çudit banorët, as kafshët nuk e përballojnë

Temperaturat e larta rekord në Siberi mund të bëhen shkak këtë vit për zjarre dhe për shtimin në atmosferë të sasisë së karbonit, çka do të përkeqësojë më tej krizën e ngrohjes globale.

Qytetet më veriore të Rusisë po regjistrojnë temperatura rekord për stinën, me një klimë që po i ngjason më shumë shteteve të tropikut sesa atyre arktike.


Më 20 qershor, qyteti i Verkojanskit në Siberi shënoi temperaturën 38 gradë Celsius, një rekord absolut për rajonin.

Ndërsa shifra pritet të konfirmohet nga Organizata Botërore e Meteorologjisë, ekspertët janë të shqetësuar teksa konsultojnë hartat që tregojnë se zonat e Rusisë ndodhen në mesin e një vale të nxehtë që ka përfshirë tërë brezat e Arktikut.

Nxehtësia ekstreme po rrezikon krijimin e vatrave të zjarrit që me afrimin në kënetat, moçalet dhe pyjet e zonës, mund të lëshojë në atmosferë depozita karboni që do të rritin sasinë e gazrave serrë.

Temperaturat e larta po çudisin edhe vetë banorët dhe as kafshët nuk e përballojnë mirë motin e nxehtë, përcjell oranews.tv.

Shkencëtarët besojnë se ndryshimet klimatike në Arktik po përparojnë dy herë më shumë sesa në pjesën tjetër të botës.

Me rritjen e temperaturave, dhe me shkrirjen e borës polare dhe akujve, janë zhveshur gjithnjë e më shumë zona rreth Polit të Veriut të cilat tani e thithin nxehtësinë më shpejt duke kontribuar në ngrohjen më tej të planetit.

Që nga viti 1970, zona akullnajore e Arktikut është reduktuar me gati 70 për qind gjatë stinëve të verës duke arritur vitin e kaluar përmasat më të vogla historike.

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Evropa
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Kalo në kategori