LAJMI I FUNDIT:

Vaksinimi antiCOVID, deri më tani janë vaksinuar 1,026 persona të grupmoshës 75-79-vjeç

Vaksinimi antiCOVID, deri më tani janë vaksinuar 1,026 persona të grupmoshës 75-79-vjeç

Në qendrën e vaksinimit “1 Tetori” po vazhdon vaksinimi i personave 75 deri ne 79 vjeç të shoqëruar me sëmundje kronike.

Nga këta vetëm sot janë vaksinuar 85 persona, ndërsa ne total janë vaksinuar 1026 persona nga kjo grupmoshë që kanë edhe sëmundje kronike.

Ndërsa shifrat totale të të vaksinuarve deri me sot janë: 1202 persona të vaksinuar nga grupmoshat 80-85 vjeç, 53 persona në dializë dhe nga shtëpia e pleqve të vaksinuar janë 111 persona.


Koordinatori i qendrës së vaksinimit, Niman Bardhi tha se edhe ditën e sotme po vazhdon vaksinimi i personave në moshën 75 deri në moshën 79 vjeç.

“Edhe në ditën e sotme kemi vazhduar me vaksinimin e personave në moshë mbi 75 vjeçare të shoqëruara me sëmundje kronike ku aktualisht deri në këto çaste që ne po flasim kemi gjithsej të vaksinuar 85, ndërsa nëse flasim me shifër nga data 8 deri më sot kemi 2600 të vaksinuar përfshirë moshën mbi 85, 80 dhe tani 75 e tutje”, tha ai.

Bardhi njoftoi se edhe në ditët në vazhdim do të vazhdohet me vaksinimin e personave 75 deri në 79 vjeç që shoqërohen me sëmundje kronike.

“Nga sot edhe ditët në vazhdim prapë do të jetë grup mosha e të vaksinuarve 75 e sipër e jo nën moshën 75 vjeçare, ndaj kërkojmë mirëkuptimin të gjithë qytetarëve dhe gjithë atyre që tentojnë dhe që kanë dëshirë të marrin vaksinën, por për momentin vaksinimi do të shkojë mbi moshën 75 vjeçare që kanë të shoqëruara edhe sëmundje kronike”, tha Bardhi.

Më 28 mars, Kosova i ka pranuar 24 mijë dozat e para të vaksinës kundër COVID-19. Këto doza të vaksinës AstraZenenca u dhuruan si donacion për qytetarët e Kosovës nga COVAX-i. E ata që kishin prioritet për t’u vaksinuar ishin profesionistët shëndetësorë, më pas qytetarët mbi moshën 80-vjeç dhe ata me sëmundje kronike.

Në trend Lajme

Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Haradinaj: Gjykata Speciale katërcipërisht e ka dëshmuar manipulimin

Haradinaj: Gjykata Speciale katërcipërisht e ka dëshmuar manipulimin

Drejtësi
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Kalo në kategori