LAJMI I FUNDIT:

Vajza pejane që ngjiti majat më të larta të Afrikës (Foto)

Vajza pejane që ngjiti majat më të larta të Afrikës (Foto)

Arineta Mula, vajza e cila vjen nga Peja, qyteti i rrethuar nga bjeshkët, si një adhuruese e natyrës dhe e ecjeve në natyrë, ngërthen në vete aktivitete e eksperienca, ngjitje nëpër majat më të larta të botës, duke u radhitur ndër femrat e para që arriti të prek majat më të larta malore.

Pos Kosovës e Shqipërisë, ajo ka arritur të ngjis majat më të larta të Evropës- Musala në Bullgari, Mount Blanc-un e Alpeve, dhe së fundmi lartësinë prej 5,895 metra, majën më të lartë të kontinentit të zi, Afrikës-maja UHURU.

Arineta veçohet edhe me sportin e vrapimit, ku edhe morri pjesë në maratonën e parë në Turqi, Tetor 2015, vrapimin me distancë 35 km Gjakovë-Pejë, dhe maratonën e parë kombëtare, Gjakovë-Bajram Curr.

“Ajo sot neve na bëri të ndihemi krenar, sepse bashkë me të u ngjit edhe flamuri ynë, flamuri i Kosovës. Të jemi mirënjohës dhe të falënderojmë, që na bëre të ndihemi vërtet të veçantë, e që na dhurove përfaqësimin më dinjitoz , ashtu siç e meritojmë. Le të jetë Arineta shembull i vajzave Kosovare, ashtu që të njihemi e të çmohemi në botë për çka jemi e çka kemi”, shkruan në portalin zyrtar të Komunës së Pejës. /Telegrafi/

Arineta2

Arineta