Një nxënëse nëntë vjeçare me sindromën Down ka sfiduar pritshmëritë e mjekëve që besonin se ajo nuk do të ishte në gjendje të ecte apo të fliste, dhe tani është fytyra e markës Burberry.
Roni Littman, nga Potters Bar, ka modeluar për marka të mëdha duke përfshirë River Island, Asda George dhe TJ MAXX, por puna e saj më e fundit ishte me markën britanike të modës luksoze Burberry.
Mamaja e Ronit, Shelley, nuk mund të ishte më krenare për arritjet e vajzës së saj dhe gjithashtu është e kënaqur që markat po inkurajojnë diversitetin dhe po bëhen më gjithëpërfshirëse me reklamat e tyre.
46 vjeçarja tha: “Jam shumë krenare për të – ajo i ka hedhur poshtë të gjitha pritjet. Kur lindi, na thanë se mund të mos jetë në gjendje të ecë apo të flasë. Ajo ka arritur shumë në një periudhë kaq të shkurtër kohore. Më bën shumë përshtypje që markat e nivelit të lartë si Burberry janë përfshirëse sepse është inkurajuese për personat e tjerë me aftësi të kufizuara. Nuk ka asnjë arsye pse fëmijët me aftësi të kufizuara nuk duhet t’i kenë edhe këto gjëra”.
Roni mund të shihet si pjesë e koleksionit pranverë-verë 2022 të Burberry. Shelley, e cila është kujdestare e qenve, vazhdoi: “Sindroma Down mund të prekë çdo fëmijë ndryshe. Roni mori pak kohë për të komunikuar qartë, por ajo e bën veten shumë të kuptueshme. Ajo është një vajzë e re shumë e vendosur dhe e guximshme. Ajo e ka dashur gjithmonë kamerën dhe argëtimin e njerëzve”.
Roni, e cila është e natyrshme para kamerës, nuk ka pranuar që aftësinë e saj të kufizuar ta përcaktojnë atë.
Shelley shtoi: “Ne nuk e dinim se Roni kishte sindromën Down derisa ajo lindi. Na u tha se ajo mund të mos jetë kurrë në gjendje të bëjë disa gjëra dhe mjekët na mbushën me negativitet”.
Por ajo u ka treguar të gjithëve që e kanë gabim, “Ajo filloi të ecë në moshën 17 muajshe dhe është bërë një person shumë i vendosur, kështu që nuk jam e habitur që ajo po shkëlqen”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta
Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar
Balenciaga shet një byzylyk që duket si shirit ngjitës, ndërsa çmimi është "i turpshëm"
Bukuria Elizabeth Taylor: Grimohuni në stilin e aktores së famshme
Kim bëri ndryshimin në pamje dhe kjo nuk është hera e parë që krahasohet me gruan e Kanye
Pse nuk duhet t’i thuash fëmijës ‘po’ për çdo gjë?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe