Përdoruesit e Instagramit u bënë të qeshin nga një video e vajzës së vogël Callie, e cila pati një reagim të sinqertë dhe të zhgënjyer kur pa që frigoriferi në shtëpinë e saj të re familjare ishte bosh.

Gjyshja e Callies, Lori Antle, xhiroi dhe ndau videon në Instagram, e cila u bë virale me 15 milionë shikime.


Kur Callie hapi frigoriferin dhe pa që aty nuk kishte asgjë, me zhgënjim tha "Nuk ka ushqime për merak!", dhe sinqeriteti i saj i bëri shumë të qeshin.

Në përshkrimin e videos që ndau, Lori shkroi se "Callie është mbesë e imja dhe ka vetëm dy vjeç! Ajo është shumë e zgjuar dhe e ëmbël si nëna e saj. Ajo u trishtua që shtëpia e re nuk kishte menjëherë edhe ndonjë ushqim për merak".

Videoja simpatike e Callies u përhap në rrjetet sociale, dhe shumë e vlerësuan sinqeritetin e fëmijës.

Disa në komentet e tyre edhe tallën duke thënë se nuk janë dy vjeç, por do të kishin të njëjtën reagim për mungesën e ushqimeve për merak. /Telegrafi/