LAJMI I FUNDIT:

Vajza e Monica Belluccit ndjek hapat e nënës në pasarelë: 17-vjeçarja Deva mahniti në sfilatën e modës

Vajza e Monica Belluccit ndjek hapat e nënës në pasarelë: 17-vjeçarja Deva mahniti në sfilatën e modës
(Foto: Instagram/d.casseluxxi)

Vajza e Monica Belluccit, Deva Cassel, është shfaqur në sfilatën e fundit të Dolce & Gabbana të mbajtur në Sirakuzë dhe duket se aktorja dhe modelja e njohur tashmë ka një trashëgimtare të denjë në botën e modës.

Reklama

17-vjeçarja është vajza e aktorit francez, Vincent Cassel dhe bukuroshes italiane, ndërsa së fundmi mori pjesë në sfilatën e modës Dolce & Gabbana Haute Couture vjeshtë-dimër 2022-2023.

Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana mbajtën një sfilatë mode në Sirakuzë të Sicilisë, shtëpia e markës, kurse Deva e re zbukuroi pasarelë.

View this post on Instagram

A post shared by Deva Cassel (@d.casseluxxi)

Shfaqja e modës u mbajt në Ortigia, pjesa më e vjetër e Sirakuzës, e cila njihet për rrënojat e saj shumëngjyrëshe, ndërsa të ftuar ishin personalitete me famë botërore, si Sharon Stone, Mariah Carey, Drew Barrymore, Heidi Klum, Emma Roberts, Lucy Gale, Helen Mirren dhe Christian Bale.

Vajza e Monica Bellucci-it, një Yll në kopertinën e 'Elle'!
Lexo po ashtu Vajza e Monica Bellucci-it, një Yll në kopertinën e 'Elle'!

Deva prezantoi një fustan transparent dantelle me qëndisje dhe dekorim me perla nga koleksioni i ri. E gjithë dukja u plotësua nga dorashka të gjata të zeza transparente.

View this post on Instagram

A post shared by Deva Cassel (@d.casseluxxi)

Vajza e Monicas ka bashkëpunuar me shtëpinë e modës Dolce & Gabbana që nga viti 2019. Ajo u bë fytyra e parfumit Dolce Shine, duke luajtur në një reklamë në Bregun e Amalfit, derisa dy vjet më vonë ajo reklamoi edhe Dolce Rose.

Monica Bellucci dhe vajza e saj Deva pozojnë për kopertinën e Vogue
Lexo po ashtu Monica Bellucci dhe vajza e saj Deva pozojnë për kopertinën e Vogue

Dy vite më parë, ajo zbukuroi kopertinën e edicionit francez të revistës Elle, ndërsa vitin e kaluar pozoi për Vogue italiane së bashku me nënën e saj kur shumëkush parashikoi një karrierë të shkëlqyer për të. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Deva Cassel (@d.casseluxxi)

Në trend Femra

Më shumë
Java e 11-të e shtatzënisë: Bebja juaj mund të gogësijë, të thithë dhe të gëlltisë në mitër, kurse ju përgatiteni për urth

Java e 11-të e shtatzënisë: Bebja juaj mund të gogësijë, të thithë dhe të gëlltisë në mitër, kurse ju përgatiteni për urth

Shtatzëna
Shpenzoi 34 mijë euro në operacione për të pasur ‘trupin perfekt’ dhe nuk është penduar

Shpenzoi 34 mijë euro në operacione për të pasur ‘trupin perfekt’ dhe nuk është penduar

Femra
Konfuzioni i pasarelave: Pamja e ngjashme me Bella Hadid shkaktoi bujë në industrinë e modës

Konfuzioni i pasarelave: Pamja e ngjashme me Bella Hadid shkaktoi bujë në industrinë e modës

Moda
Syzet e mëdha të zeza që i duam: Zgjidhni ndër pesë variante stilesh

Syzet e mëdha të zeza që i duam: Zgjidhni ndër pesë variante stilesh

Aksesorë
Yllka Brada prezanton koleksionin

Yllka Brada prezanton koleksionin "Unity" në 'Skopje Fashion Festival'

Femra
Kendall futi pardesynë poshtë fundit dhe në fakt duket mirë!

Kendall futi pardesynë poshtë fundit dhe në fakt duket mirë!

Moda
Kalo në kategori