Vajza e reperit të njohur Fero dhe modeles Arbenita Ismajli, Nina, siç duket nuk mban më mbiemrin e babait të saj, por atë të nënës – Ismajli.

Kjo u bë e ditur nga vetë Arbenita, përmes një postimi në Instagram, ku ka ndarë me ndjekësit e saj një dokument që duket të jetë një certifikatë nga kopshti i vajzës së tyre.


Në dokument, qartazi shkruhet emri i vogëlushes i shoqëruar me mbiemrin “Ismajli”.

23c0e6cf 6067 4a50 9c93 12abb8bf6fff e1750952946262

Nuk është bërë ende e ditur nëse ndryshimi i mbiemrit është bërë me vendim gjyqësor.

Prej muajsh, Fero dhe Arbenita janë në qendër të vëmendjes për shkak të mosmarrëveshjeve rreth kujdestarisë së vajzës së tyre.

Reperi e ka akuzuar ish-partneren se ka shkelur në mënyrë të përsëritur marrëveshjen për kujdestari, duke theksuar se kalojnë muaj pa pasur mundësinë ta shohë të bijën. /Telegrafi/