LAJMI I FUNDIT:

Vajza e Cindy Crawford, në një krijim që nuk ka afat skadence

Vajza e Cindy Crawford, në një krijim që nuk ka afat skadence

Ky fustan bardh e zi është një ëndërr e realizuar!

Kaia Gerber, e cila, edhe pse vetëm njëzet vjeçe, po ndërton me sukses karrierën e modelingut jashtë famës së nënës së saj Cindy Crawford, një prej modeleve më të famshme të viteve nëntëdhjetë.


Gerber konsiderohet gjithashtu një nga ikonat më të reja të stilit, tendencat dhe kombinimet e saj rastësore janë një frymëzim i vërtetë i modës për vajzat, transmeton Telegrafi.

Kësaj radhe bukuroshes së re iu dha nderi të hapë një ngjarje artistike me karakter humanitar në Los-Angeles.

Për këtë rast të rëndësishëm, ajo zgjodhi një fustan (paksa retro) nga shtëpia e modës “Celine” dhe shkëlqeu!

Është një fustan i gjithi i veshur me temina të zeza, me gjatësi midi dhe me një detaj magjepsës në formën e një jake të bardhë!

Pullat e arta theksojnë edhe sharmin retro që frymon në të gjithë edicionin, ndërsa përshtypjen ajo e plotësoi me tallaze dhe grim të denjë.

Me një palë vathë argjendi, një orë argjendi dhe sandale të zeza super perfekte, Kaia pushtoi tapetin e kuq të Los Angeles-it dhe solli dozën e duhur të glamurit që të kujton Hollywood-in e vjetër…

/Telegrafi/