LAJMI I FUNDIT:

Vajza e Angelina Jolie, Zahara, vesh të njëjtin fustan që nëna e saj veshi në vitin 2014

Vajza e Angelina Jolie, Zahara, vesh të njëjtin fustan që nëna e saj veshi në vitin 2014

Mbrëmë (e hënë) u mbajt premiera e filmit Eternals në Los Angeles.

Vajza e Angelina Jolie, Zahara 16 vjeçare, veshi fustanin e nënës së saj nga marka Elie Saab Couture që ajo e veshi në vitin 2014 në Oscars. Fustani i argjendtë metalik me mëngë të gjata paraqiste një model me rruaza elegante.

Aktorja 46-vjeçare duket se po shijonte kohën me 16-vjeçaren e saj, si dhe vajzat e saj të tjera Vivienne dhe Shiloh dhe djemtë Maddox dhe Knox në debutimin e filmit të shumëpritur të bazuar në Marvel Comics.

Jolie kishte veshur një fustan të bukur në ngjyrë kafe të errët nga marka Balmain në premierën e filmit të shumëpritur teksa pozonte me fëmijët e saj. Ajo shtoi elementë të ndryshëm të shkëlqimit në veshjen e saj me pjesë të shumta të bizhuterive të ndritshme.

Aktorja foli për Entertainment Tonight në ngjarje dhe i tha mediave se fëmijët e saj kaluan një kohë të këndshme ndërsa shikonin veshjet e vjetra të nënës së tyre. “Fëmijët e mi janë të gjithë të përzier me rrobat e mia, dhe me fustanin tim të vjetër të Oscars. Ne ricikluam gjërat e mia të vjetra”, tha ajo. /Telegrafi/