LAJMI I FUNDIT:

Vagjina është më e fuqishme sesa mendoni: Lexoni gjëra të mrekullueshme se çfarë vërtet ndodh “aty poshtë”

Vagjina është më e fuqishme sesa mendoni: Lexoni gjëra të mrekullueshme se çfarë vërtet ndodh “aty poshtë”

Gjinekologët kanë parë çdo gjë dhe dëshironin që të mësoni gjërat që nuk i keni ditur për vagjinën

Kjo pjesë e pabesueshme e trupit mund t’ju çojë në kënaqësi intensive, dhembje irrituese, por është në gjendje edhe të bëjë mrekullinë më të madhe në botë – të sjellë jetë të re!


Shkurt, e gjitha kjo ju imponon një nderim të thellë ndaj saj.

Prandaj jemi të mendimit që është me rëndësi që të ketë vendin kryesor në gjithë ato që ndodhin nën bel, transmeton Telegrafi.

“Do të dëshiroja që pacientet e mia ta kuptonin që vagjinat e tyre janë organ i mrekullueshëm, sensual dhe që të gjitha vagjinat janë të ndryshme. Femrat janë unike dhe, sikur të pranonin fuqinë e seksualitetit të tillë të tyre, ashtu si edhe burrat duhet të pranonin seksualitetin e tyre të një anatomie të tillë, ne do të kishim marrëdhënie shumë më të mira që do të zgjasin”, thotë gjinekologia Susan Murman.

Dëshironi të mësoni? Lexoni pra 11 gjëra të mrekullueshme për vagjinën.

1. Vagjina ndoshta nuk është ajo që mendoni

Kur flisni për vagjinën, mund të mendoni se po i referoheni pjesëve intime kolektive të një gruaje, por do të gabonit. Në vend të kësaj, fjala vagjinë në të vërtetë i referohet një pjese specifike të sistemit riprodhues të femrave. Është tubi muskulor që shkon nga vulva, i cili i referohet organeve gjenitale të jashtme të femrave, duke përfshirë labia dhe klitoris, në qafën e mitrës.

2. Vagjina dyfishohet kur zgjohet

Sa e ndryshme është një vagjinë nga një femër të një tjetër? Disa gra kanë vagjinë të vogël , kanalet e shkurtra, ndërsa të tjerat të kundërtën më kanale shumë të gjatë. Madhësia mesatare e një gruaje në gjendje normale është 3-4 cm e gjatë , por gjatë zgjimit dhe ngacmimit të saj , ky numër mund të rritët, duke arritur deri në dyfishin e saj. Pra, djema sigurohuni mirë që partnerja juaj është zgjuar mirë sepse nëse nuk ndodh zgjimi tamam, atëherë ju nuk do të mund të depërtoni thellë dhe në mënyrë të rehatshme gjatë aktit seksual.

3. Edhe vagjina duhet “të ushtrojë”

Vagjina jonë mund të përfitojë nga një stërvitje. Ashtu si që bëni ushtrime për t’i forcuar duart, këmbët, vithet dhe stomakun, ashtu duhet të bëni edhe ushtrimet e Kegelit për të forcuar vagjinën. Zakonisht ato bëhen për të ndihmuar në menaxhimin e e rrugëve urinare, por hulumtimet kanë treguar se ato gjithashtu mund të ndihmojnë në përmirësimin e kënaqësisë seksuale. Lindja ose mosha mund të shkaktojnë që muskujt atje poshtë të lirohen/lëshohen.

4. Vagjina juaj është si vera

PH normal i vagjinës është më pak se 4.5, e cila është e ngjashme me pH e verës. Laktobacilet janë bakteret “e mira” që mbizotërojnë në vagjinë, ato ndihmojnë për të mbajtur nivelet e pH normal në pjesët tona intime dhe parandalojnë rritjen e baktereve që shkaktojnë infeksione. Kur nivelet e laktobacileve bien, nivelet e pH të vagjinës mund të rriten mbi 4.5, e cila është terren ideal për prodhimin e infeksioneve vagjinale.

5. Vagjina pastron vetveten

Vagjina është plot gjëndra që lëshojnë lëngje pastruese dhe lubrikuese. Pas menstruacioneve vagjina pastron veten duke nxjerrë pjesën e papastër jashtë dhe këtë gjë në fakt ajo e bën këtë gjatë gjithë ciklit mujor të një gruaje. Ajo gjithashtu ka dëshirë ta pastrojë veten edhe pas aktit seksual pasi kjo mënyrë parandalon infeksionet bakteriale që mund të marrë vagjina. Megjithatë nëse bakteret kanë arritur të futen brenda në vagjinë apo në majën e saj, kjo mund të trajtohet me anën e një kremi kundër baktereve që mund të këshillohet nga mjekët gjinekologë.

6. Ju jeni çfarë ju ushqeheni

Një vagjinë e shëndetshme ka një erë të veten karakteristike. Nëse ajo përshkohet nga infeksion bakterial kjo erë shndërrohet në një kundërmim të fortë. Kur bëhet fjalë për aromën e pjesëve të zonës intime, vlen ajo shprehja ”ne jemi çfarë hamë”. Për shembull, nëse një grua ushqehet me fruta të ëmbla, edhe era e vagjinës së saj do të mbajë një erë kaq të këndshme sa këto fruta (dhe kjo shton dëshirën për seks oral) ndërsa përdorni disa perime, si lakër, etj mund t’i japin asaj një shije jo kaq të mira sa frutat .

7. Klitori juaj ka mijëra nerva

Ndërsa klitorisi nuk është pjesë e vagjinës, ne thjesht nuk mund të jepnim rastin të flasim për këtë pjesë të mahnitshme të organeve gjenitale të femrave. Klitori konsiderohet nga shumë gra si thelbi i kënaqësisë seksuale dhe nuk është çudi, vetëm maja e klitorit ka 8,000 fije nervore, më shumë se dyfishi i numrit të fijeve nervore në penis, duke e bërë atë pjesën më të ndjeshme të zonës erogjene të një gruaje. Dhe nëse kjo nuk do të mjaftonte, hulumtimet kanë treguar se klitorisi mund të rritet në madhësi deri në 300% gjatë eksitimit seksual.

8. Vagjina juaj nuk lëshon gazra

Të gjitha gratë e kanë provuar atë në një moment ose në një tjetër, atë episod të turpshëm, por ende të pakontrollueshëm të ajrit nga vagjina, i cili zakonisht njihet si “queefing”. Po, “queefing” tingëllon shumë si gazra, por tingujt mund të mashtrojnë. Ato fryrje të vogla ajri që dalin nga pjesët e vagjinës janë thjesht ai ajri i bllokuar që po lirohet nga kanali vaginal. Ato nuk janë gazra në kuptimin tradicional dhe as nuk lëshojnë një erë të pakëndshme.

9. Në sekrecionet vagjinale gjendet një komponent i rrallë

Pas ekzaminimit mikroskopik të përbërësve që gjenden në sekrecionet vagjinale të femrave, shkencëtarët kanë vërejtur që këto sekrecione përmbajnë një përbërje që ndodhet në të vërtetë në mëlçi të peshkaqenit . Kjo quhet ‘squalene’ dhe gjithashtu mund të gjendet në vajrat bimore. Ajo mund të përdoret gjithashtu në kozmetikë dhe shërben për të shmangur yndyrën e tepruar në lëkurë. ‘Squalena’ është ajo që bën të mundur që këto sekrecione natyrore të kthehen në dobi të organeve gjenitale duke ju dhënë indeve lagështi dhe lehtësi në përkulje.

10. Nuk është gjithçka pika G

Pika G e njohur si pika më ë fortë e orgazmës që arrijnë femrat sjell tek ato ndjesi të mrekullueshme  por është dhe një tjetër pikë e njohur si pika A që ka pothuajse të njëjtin efekt që femrat të arrijnë pikën kulmorë të kënaqësisë. Studiuesit tregojnë se pika A është e vendosur më thellë se pika G, ajo vendoset brenda kanalit të mitrës dhe kjo pikë mund të stimulohet duke përdorur të njëjtën mënyrë siç stimuloheni për pikën G.

11.Muskujt vagjinalë janë jashtëzakonisht të fuqishëm

Të gjitha gratë kanë aftësi për të përdorur muskujt e tyre vaginal, të quajtur ndryshe, muskujt PC- gjatë seksit . Këto janë të njëjtët me muskujt që përdor femra për të parandaluar rrjedhjen e urinës. Ju ndoshta nuk e besoni se këto muskuj janë të fuqishëm, por në të vërtetë ato janë shumë të fuqishëm. Rekordin botëror për vagjinën më të fortë e mban Tatyana Kozhevnikova, një nënë nga Rusia që ka arritur të tërheqë 14 kg vetëm me anë të muskujve vagjinalë të saj. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori