Automjetet e FSK-së hyjnë gabimisht në veri të Mitrovicës, dërgohen nën përcjellje policore në jug

Disa automjete të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) sot rreth orës 11:00 kanë hyrë gabimisht në territorin e Mitrovicës së Veriut gjatë ditës së enjte, të cilët ishin parkuar në një pompë benzine në afërsi të stacionit policor në veri.
Kështu tha për Telegrafin zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Ai tha se menjëherë janë afruar pjesëtarët e policisë për t’i pyetur se si mund t’i ndihmojnë dhe të njëjtën kanë thënë se e kanë habitur rrugën.
"Diku para orës 11.00 në afërsi të stacionit Policor në Mitrovica Veri janë parkuar disa automjete të FSK-së. Kur atyre iu është afruar Policia, të njëjtit kanë thënë se e kanë ngatërruar rrugën. Policia i ka përcjell nga ai vend deri te Kërshi i Dudës", ka thënë Elshani. /Telegrafi/
















































