Uta Ibrahimi ka vazhduar me suksese në sportin e alpinizmit.

Alpinistja kosovare ka arritur që me plot sukses të ngjitet në majën Makalu, në Kinë që është e pesta më e larta në botë.


Ibrahimi ka lajmëruar se kjo maje ka 8485 metra lartësi derisa me plot sukses ka arritur të ngjitet mbi të.

Gjilanasja ka shkruar një rrjetet e saj sociale për këtë aventurë të re, duke thënë se ngjitja në majën Makalu ka qenë shumë e veçantë për të pasi ishte e shtata prej 14.

Ajo ka thënë se do të vazhdoj deri në fund për tu ngjitur në 14 maje të ndryshme.

Postimi i plotë nga Uta Ibrahimi: O njerëz të mirë, e dij që nji kohë të gjatë kam qenë jasht rrjeteve sociale dhe komunikimit me botën .. Për krejt këto javë kam qenë në shpinë tem të dytë, në vargmalin e Himalayave, duke e ndjek andrrën tem e të popullit tem, ngjitjen nëpër çatitë e botës, 14 Majat e Himalayave. Këtë herë, me datë 12 Maj ngjita me sukses Majën Makalu 8485m / maja e pestë më e larta në botë. Për mua kjo ngjitje është më e veçanta sepse ishta ngjitja e 7 prej 14, e këtu është gjysma e projektit të madh ‘14 Majat e Himalayave- Utalaya’. I pata premtu vetës, që nëse do të ngjes gjysmën e 14-tave, do ta vazhdoj deri në fund .. ❤️ Shihemi në 8K e tjera, Shumë dashni nga larg, më vonë më shumë informata. Ky projekt do të ishte shumë vështirë i realizueshëm pa përkrahjen e mbështetësve: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit NLB Banka sh.a. Prishtinë Allga San airtiketa.com Utalaya Butterfly Outdoor Adventure Radar - Radio Dukagjini SharOutdoors - Adventures in Macedonia and the Balkans N‘bjeshke Gear Partner:BlackYak - Made for Missions❤️ Expedition Company:Seven Summit Treks ? /Telegrafi/

telegrafi sport app