LAJMI I FUNDIT:

Usyk merr leje speciale nga ministri ukrainas dhe largohet nga shteti i tij: Do të ketë një rimeç me Joshuan

Usyk merr leje speciale nga ministri ukrainas dhe largohet nga shteti i tij: Do të ketë një rimeç me Joshuan

Oleksandr Usyk ka konfirmuar se do të ndeshet sërish me Anthony Joshuan, për luftën e titullit botëror që do të zhvillohet në qershor.

Usyk ishte i detyruar kontraktualisht t’i jepte Joshuas një rimeç përkundër që e mundi britanikun shtatorin e kaluar për t’u bërë kampion i peshave të rënda në IBF, WBO dhe WBA.

Pasi Rusia pushtoi Ukrainën, Usyk u kthye në shtpi për t’iu bashkuar me forcat e armatosura ukrainase në mbrojtje terriotriale të Kievit dhe ishte e pasigurt nëse rimeçi me Joshuan do të ndodhte.


Por boksieri ukrainas ka marrë një leje speciale nga Ministri i Sportit ë Ukrainës për tu larguar nga vendi i tij dhe të filloj stërvitjet për përballjen me Joshuan.

“Vendosa të filloj përgatitjet për një revansh me Anthony Joshuan, një numër i madh i miqëve të mi më mbështetën, gjithë të mirat dhe paqe. Faleminderit Zotit për gjithçka”, ka deklaruar Usyk. /Telegrafi/