LAJMI I FUNDIT:

Ushtrimet e tepërta kardio ua dëmtojnë meshkujve kualitetin e spermës

Ushtrimet e tepërta kardio ua dëmtojnë meshkujve kualitetin e spermës

Sipas një studimi, teprimi me ushtrime kardio mund të shkaktojë dëme në pjellorinë mashkullore, pasi që, sipas tyre, të qenit shumë i hollë duket se është gjë më e dëmshme për numrin e spermatozoideve sesa mbipesha.

Meshkujt me një indeks të masës trupore (BMI) prej 18.5kg/m2 ose më pak është zbuluar se kanë numër më të vogël të spermatozoideve deri në 7% sesa meshkujt me peshë normale.


Në anën tjetër, meshkujt mbipeshë kanë numër të spermatozoideve deri në 4% më të ulët sesa ata që kanë peshë normale.

Ndonëse studimet e mëhershme janë përqendruar vetëm në ndikimin që ka obeziteti apo mbipesha në kualitetin e spermës, tani dëshmitë thonë se ekziston edhe një lidhje mes peshës shumë të vogël dhe kualitetit të spermës.

Vlen të ceket se ky studim është publikuar nga Universiteti i Oksfordit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori