Formimi i duarve është puna më e vështirë

Shpesh femrat përballen, posaçërisht pas humbjes së kilogramëve të tepërt të trupit, me lëkurën e cila varet dhe me muskujt të cilët janë tërësisht të lëshuar.

Ka qindra ushtrime të cilat aktivizojnë pikërisht këta muskuj, mirëpo ky trening jep rezultate shumë më të mira se treningët e tjerë, transmeton Telegrafi.

Fillimisht janë krijuar nga Tracy Anderson instruktore fitnesi e të famshmeve, këto ushtrime kanë arritur popullaritet të madh pikërisht për shkak të efektit fenomenal.

Bëhen gjithsej 8 minuta në ditë, ndërkaq rekomandohen, nëse është e mundshme, të bëhen 5 herë në javë.

Nuk ju janë të nevojshme kurrfarë rekuizitash shtesë, vetëm pak vullnet të mirë dhe disiplinë. Ky trening nuk do të “pompojë” tepër muskujt, por do t’ua japë formën femërore dhe të hollë.

Shikoni gjithë trajnimin në video-xhirim:

/Telegrafi/