Ushtria e Ukrainës ka publikuar ‘pamjet e një përplasje me armë në rrugë në qytetin verilindor të Sumy’

Ushtria e Ukrainës ka publikuar pamjet e asaj që thotë se është një përplasje me armë në rrugë midis mbrojtësve ukrainas në qytetin verilindor të Sumy-t dhe sulmuesve rusë.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Sumy - me një popullsi prej më shumë se 260,000 banorësh - është një kryeqytet rajonal që shtrihet më pak se 30 km (19 milje) nga kufiri rus.
Kreu i administratës lokale, Dmytro Zhyvytsky, tha se një kolonë e madhe ushtarake ruse po shkonte drejt perëndimit, duke kaluar Sumy, drejt kryeqytetit Kiev.
Ai tha gjithashtu se qyteti i afërt i Konotop tani ishte i rrethuar.
Ndërkohë disa përdorues të rrjeteve sociale kanë postuar videon e ushtrisë në Twitter, të cilën e ka shpërndarë edhe BBC. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































