LAJMI I FUNDIT:

Ushtarja ukrainase shkatërron autoblindën ruse – e godet me Bradleyn amerikan – pamjet nga beteja e ashpër për Avdiivkan

Ushtarja ukrainase shkatërron autoblindën ruse – e godet me Bradleyn amerikan – pamjet nga beteja e ashpër për Avdiivkan

Një ushtare ukrainase që gjendej brenda autoblindës amerikane Bradley që i është dhuruar Ukrainës nga SHBA-të si pjesë e paketës ushtarake – ka arritur të shënjestrojë dhe shkatërrojë autoblindën ruse në qytetin e Avdiivkas në lindje të vendit.

Ukrainasja që është pjesë e Brigadës së 47-të, përdori dylbitë për natën për të lokalizuar pozicionet ruse – duke i goditur me top 125 mm dhe raketa antitank me të cilat Bradley është i pajisur, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar gjithashtu shihet sesi ukrainasit përdorën edhe dronë për të goditur sërish autoblindën ruse, dhe të sigurohen që mos përbëjë rrezik në rast se dikush ka mbijetuar brenda saj.


Fabrika e veturave Elmash në Rusi përfshihet nga zjarri
Lexo po ashtu Fabrika e veturave Elmash në Rusi përfshihet nga zjarri

Në video shihen pamje edhe nga betejat e ashpra për qytetin ukrainas, ku gjeneralët e Vladimir Putinit po refuzojnë të heqin dorë nga ky vend pavarësisht humbjeve të mëdha që i kanë pësuar – ku dhjetëra mijëra burra dhe mijëra tanke u janë shkatërruar.

Beteja për Avdiivkan tani është në një fazë kruciale – ku rusët po tentojnë të ndajnë në dysh, derisa ukrainasit po japin maksimumin që të mos ndahet dhe të kontrollohet pjesërisht nga rusët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Botë
BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

Evropa
Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Botë
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

Botë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Kalo në kategori