LAJMI I FUNDIT:

Ushtarja kosovare që fitoi “Shpatën Ndërkombëtare”: Ua dedikoj të gjithë ushtarëve të rënë, më së shumti fëmijëve të vrarë

Ushtarja kosovare që fitoi “Shpatën Ndërkombëtare”: Ua dedikoj të gjithë ushtarëve të rënë, më së shumti fëmijëve të vrarë

Nëntogerja e FSK-së, Ilirianë Bunjaku, ditë më parë është shpallur kadetja më e mirë ndërkombëtare, duke marrë çmimin e “Shpatës Ndërkombëtare”, të cilin e jep Akademia Mbretërore Ushtarake në Sandhurst të Mbretërisë së Bashkuar.

Bunjaku ka thënë se me këtë rast i është shpërblyer puna dhe përkushtimi.


“Motivi ka qenë mjaft i madh që ta përfaqësoja shtetin tim. Puna shpërblehet. Të qëndruarit natë e ditë pa gjumë me gjitha peripecitë dhe sfidat gjithmonë shpërblehet Kam punuar fort që ta marr shpatën”, është shprehur Bunjaku, për Klan Kosova.

Këtë çmim Bunjaku ka thënë se e dedikon për të gjithë të rënët për lirinë e Kosovës.

“Ua dedikoj të gjithë ushtarëve të rënë – më së shumti është dedikim për fëmijët e vrarë në luftën”.

Në këtë garë ku ajo ka dalë triumfuese, thekson se konkurrenca ka qenë e madhe.

“Kanë qenë 26 kadetë nga shtete të ndryshme si Kolumbia, Ukraina dhe shumë shtete tjera. Nga 13 shtete që janë pjesë në akademinë ushtarake u ndjeva shumë mirë që shteti im tregoi se mund të jemi të parë. Është çmim shumë i rëndësishëm shtetin tim dhe për mua”.

Nëntogerja ka treguar se pjesë e FSK-së është nga viti 2015.

“Kam përfunduar Akademinë Ushtarake në Kosovë. Dëshira ta mbroj sovranitetin dhe të jem pjesë e ushtrisë… e kam pasë nga fëmijëria. Babai im ka qenë pjesë e luftës”.

“Akademia Ushtarake në Kosovë të trajnon aq mirë dhe ka instruktorë të fortë që gjithmonë të trajnojnë në mënyrat më të mira. Ata më kanë dhënë motiv të jem pjesë e akademisë ushtarake në Angli”, ka thënë ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori