LAJMI I FUNDIT:

Ushtarët nepalezë hoqën 11 tonë mbeturina, 4 trupa dhe një skelet nga Everesti

Ushtarët nepalezë hoqën 11 tonë mbeturina, 4 trupa dhe një skelet nga Everesti

Ushtria nepaleze ka bërë të ditur se ka hequr 11 ton mbeturina, katër trupa të pajetë dhe një skelet nga mali Everest dhe dy majat e tjera të Himalajeve.

Ushtarëve iu deshën 55 ditë për të tërhequr mbeturinat dhe trupat nga mali Everest, Nuptse dhe Lhotse.

Vlerësohet se Everesti është i mbuluar me më shumë se pesëdhjetë tonë mbeturina dhe më shumë se 200 trupa, raporton bbc.


Në pesë aksione pastrimi që nga viti 2019, janë mbledhur 119 ton plehra, 14 kufoma dhe disa skelete.

Në vitin 2019, ushtria filloi të kryejë një pastrim vjetor të malit, i cili shpesh përshkruhet si deponia më e lartë e plehrave në botë. Në pesë operacione pastrimi, u mblodhën 119 ton mbeturina, 14 kufoma njerëzish dhe disa skelete, thotë ushtria.

Në të ardhmen, qeveria planifikon të krijojë një ekip rojesh malore për të monitoruar sasinë e mbeturinave dhe për të investuar më shumë para në mbledhjen e tyre.

Sezoni i ngjitjes në Everest përfundoi në fund të muajit maj. Këtë vit, mali më i lartë në botë mori tetë jetë. Më shumë se 600 alpinistë dhe udhërrëfyes arritën të ngjiten në Everest këtë sezon. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Kroacia
'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një

'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një "straight" mund të dojë një burrë tjetër

Botë
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
Kalo në kategori