LAJMI I FUNDIT:

Ushtarët izraelitë sulmuan një xhami në Jenin: Prishën inventarin dhe kryen lutje hebraike

Ushtarët izraelitë sulmuan një xhami në Jenin: Prishën inventarin dhe kryen lutje hebraike

Në një video që po qarkullon në mediat sociale, një ushtar izraelit shihet duke recituar lutje hebraike në një xhami në Jenin.

Videoja shfaq ushtarin duke mbajtur një mikrofon dhe duke recituar “Shema Yisrael”, në të njëjtin vend që imami bën thirrje për namaz, raporton thetimesofisrael.

Tashmë autoritetet ushtarake izraelite kanë pezulluar ushtarët që kënduan këngë Hanukkah në faltoren myslimane.​


Ministri izraelit i Mbrojtjes: Hamasi nuk do të mund të mposhtet aq shpejt sa që mendohet
Lexo po ashtu Ministri izraelit i Mbrojtjes: Hamasi nuk do të mund të mposhtet aq shpejt sa që mendohet

Ndërkohë, sulmet e ushtrisë izraelite në qytetin e pushtuar të Jeninit në Bregun Perëndimor kanë rezultuar me një numër të madh viktimash që kur filluan të martën dhe tani kanë hyrë në ditën e tyre të tretë.

Tetë palestinezë janë vrarë vetëm në kampin e refugjatëve Jenin që nga e marta, njoftoi Ministria palestineze e Shëndetësisë. Që nga 7 tetori, forcat izraelite kanë vrarë 58 persona, përfshirë fëmijë në Jenin.

Një pjesë e raketës së shkatërruar të Hamasit, bie në një supermarket në Izrael
Lexo po ashtu Një pjesë e raketës së shkatërruar të Hamasit, bie në një supermarket në Izrael

Kamal Abu al-Rub, guvernatori në detyrë i Jeninit, tha se shumë forca izraelite po lëviznin drejt qytetit dhe kampit, duke shënuar inkursionin e 15-të të ushtrisë në zonë që nga 7 tetori.

Të paktën 283 palestinezë të Bregut Perëndimor, përfshirë 64 fëmijë janë vrarë në sulmet izraelite dhe më shumë se 4000 janë arrestuar që nga fillimi i luftës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Pas “rezultatit historik” në zgjedhjet në Gjermani, Weidel e AfD-së thotë se mori urime nga Elon Musk

Pas “rezultatit historik” në zgjedhjet në Gjermani, Weidel e AfD-së thotë se mori urime nga Elon Musk

Evropa
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Zbulohet harta që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Zbulohet harta që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori