Ushtarët italianë pjesë e misionit të KFOR-it në kanë përfunduar disa stërvitje specifike në liqenin e Ujmanit.

KFOR ka njoftuar se stërvitjet kanë zgjatur disa orë ku edhe kanë bërë demonstrimin e disa aktiviteteve në ujë, transmeton Telegrafi.


"Lagunari italian, pjesë e Batalionit Rezervë Operacional të dislokuar në veri të Kosovës si pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO së fundi kreu stërvitje specifike në liqenin e Ujamanit", thuhet në njoftim.

415088254 705213138377489 3676540108130895756 n

KFOR njofton se ushtrimet kanë zgjatur rreth katër orë.

"KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij të OKB-së për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes; në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme", thuhet mes tjerash në njoftim.

416018810 705213245044145 8219261591451843032 n

415223074 705213128377490 6728799934195349552 n

415037062 705213131710823 447945863089760966 n