LAJMI I FUNDIT:

“Ushtarët e NATO-s tashmë të pranishëm në Ukrainë”, thotë Ministri i Jashtëm polak

“Ushtarët e NATO-s tashmë të pranishëm në Ukrainë”, thotë Ministri i Jashtëm polak

Ministri i Jashtëm polak ka rrezikuar të shkaktojë polemika duke thënë se “personeli ushtarak i NATO-s është tashmë i pranishëm në Ukrainë”.

Radoslaw Sikorski, gjatë një konference për media shkaktoi polemikë ndërkombëtare me deklaratat e tij për praninë e trupave të NATO-s në Ukrainë, por duke mos e theksuar se për cilin vend po flet.

“Unë do të doja të falënderoja ambasadorët e atyre vendeve që e kanë marrë atë rrezik. Këto vende e dinë se cilët janë, por unë nuk mund t’i zbuloj. Ndryshe nga politikanët e tjerë, unë nuk do t’i listoj ato vende”, tha Sikorski.


Presidenti çek vjen me një deklaratë befasuese rreth "pranisë së trupave të NATO-s në Ukrainë"
Lexo po ashtu Presidenti çek vjen me një deklaratë befasuese rreth "pranisë së trupave të NATO-s në Ukrainë"

Kjo deklaratë vjen pasi zyrtarët ushtarak gjerman u dëgjuan të thonë se personeli i shërbimit të Mbretërisë së Bashkuar gjendet në tokat ukrainase, shkruan skynews.

Mbretëria e Bashkuar më parë tha se ka dërguar njësi të vogla në vend për të ndihmuar me trajnime mjekësore, por nuk parashikonte dislokime në shkallë të gjerë.

Ndryshe, Rusia ka paralajmëruar për pashmangshmërinë e një konflikti të drejtpërdrejt midis saj dhe NATO-s nëse trupat e vendeve perëndimore do të dërgoheshin në Ukrainë. /Telegrafi/