LAJMI I FUNDIT:

USHT dhe Universiteti “Haxhi Zeka” nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

USHT dhe Universiteti “Haxhi Zeka” nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe Universiteti “Haxhi Zeka” nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi thuhet në komunikatën e drejtuar Telegrafit në Maqedoni nga shërbimi për informim pranë USHT-së

Bashkëpunimi u firmos nga dy rektorët Vullnet Ameti dhe Fadil Millaku. Pas nënshkrimit të dy rektorët thanë se ky bashkëpunim ka si qëllim zhvillimin e bashkëpunimit akademik në nivelin e studimeve universitare, si dhe zhvillimi i aktiviteteve kërkimore, shkencore dhe kulturore.


Vullnet Ahmeti nga USHT tha ”Me këtë marrëveshje, dy institucionet tona kanë mundësi që të bëjnë shkëmbim të stafit akademik dhe administrativ; shkëmbim studentësh të cikleve të ndryshme të studimeve, për periudha semestrale studimi, ose për periudha të praktikave; aktivitete dhe publikime të përbashkëta në kërkime shkencore; pjesëmarrje në seminare, konferenca, evenimente dhe takime akademike; shkëmbim të materialeve akademike, si dhe informacione të tjera të nevojshme; programe të veçanta akademike afatshkurtra etj”, tha mes tjerash, Vullnet Ameti nga USHT. /Telegrafi/