Liderët shtetërorë të Kosovës i kanë uruar djemtë e Përfaqësueses për suksesin e arritur në triumfin ndaj Azerbajxhanit.

Kosova fitoi me rezultat 4-0 duke e siguruar pjesëmarrjen në gjysmëfinale të Ligës D në Ligën e Kombeve.


"Jeni të mrekullueshëm. Faleminderit që po na bëni krenarë!", ka shkruar presidenti Hashim Thaçi në Facebook.

"Të parët në tabelë dhe në zemrat tona. Bijtë e tu, Kosovë", ka shkruar kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

"Të pandalshëm, brilantë e plot pasion, djelmoshat tanë sonte bënë ëndrrën realitet! Secilën ditë më të fortë, secilën herë më krenarë!", janë fjalët e kryeministrit Ramush Haradinaj.

"Futbolli ynë po shënon historinë, Urime Kosovë", ka shkruar ministri i Sportit, Kujtim Gashi. /Telegrafi/

telegrafi sport app