LAJMI I FUNDIT:

Ura që lidh tre qytete të Kinës, gati për inaugurim

Ura që lidh tre qytete të Kinës, gati për inaugurim

Kina po bëhet gati të inaguruojë urën më të gjatë në botë, e cila përshkon një distancë prej 55 kilometrash duke lidhur Hong Kong, Zhuhai dhe Makau, tre qytete të mëdha në deltën e lumit të Perlave.

Dora e fundit e çementos u hodh në nëntor të 2017-së dhe tashmë është gjithçka gati për festën e prerjes së shiritit, që pritet të ndodhë më 1 korrik 2018. Sipas burimeve zyrtare, shkruan Scan, kostoja e kësaj vepre gjigande është 7.56 miliardë dollarë, si dhe 4 miliardë dollarë të tjerë që janë dashur për infrastrukturën në territor.


Nga pikëpamja inxhinierike, ura është vërtetë unike, pasi mund t’i rezistojë tërmeteve deri në 8 ballë, uraganëve super të fuqishëm si dhe përplasjeve nga anijet gjigande të transportit të mallrave. Për ta ndërtuar janë dashur mbi 400 mijë ton çelik.

Për shkak se delta e lumit të Perlave është një nga zonat me qarkullimin më të madh në botë, ku udhëtojnë çdo ditë rreth 4 mijë anije, një pjesë e urës kthehet në një tunel nënujor të gjatë 6.7 kilometra.

Tuneli i ka daljet në dy ishuj artificialë, secili prej 100 mijë metrash katrorë, të cilat janë ndërtuar posaçërisht për këtë qëllim.

Kur të hapet për qarkullim, mjetet do të udhëtojnë me një shpejtësi prej 100 kilometrash në orë, ndërsa sa i takon drejtimit të lëvizjes ai do të kombinohet sipas rregullave të secilit vend. Kjo do të thotë se në Hong Kong dhe Makao, qarkullimi do të kryhet nga e majta.

Ndërtimi i urës nuk ka kaluar pa kritika, pasi të shumtë e konsiderojnë atë të panevojshme dhe të ngritur për qëllime politike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori