UNMIK do të vazhdojë të qëndrojë në Kosovë, thotë zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të KB në New York. Kosova është kundër, Rusia bllokon.
I pyetur nga Deutsche Welle për fundin e misionit Stéphane Dujarric se “Misioni në Kosovë operon nën mandatin e Këshillit të Sigurimit. Për sa kohë që ky mandat vazhdon, ne do të operojmë me misionin tonë atje”.
Përfaqësues të lartë të politikës në Kosovë kanë kërkuar që misioni të përfundojë angazhimin në Kosovë.
Zëvendësministri i Kosovës Enver Hoxhaj, tha të martën, në një konferencë organizuar në Nju Jork me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, se “UNMIK e ka përfunduar misionin dhe do ishte mirë që forcat dhe burimet të përdoren në vende të tjera të botës, që kanë më shumë nevojë se Kosova”.
UNMIK ka aktualisht 342 punonjës në Kosovë, përfshirë këtu edhe punonjësit lokalë. Pjesa më e madhe e tyre operojnë në pjesën veriore të Kosovës, të banuar kryesisht nga serbë. Misioni i UNMIK-ut në Kosovë bazohet në rezolutën 1244 të KB, rezolutë me afat të hapur, pra pa kufizim kohor. Qëllimi i misionit ka ndryshuar me ndryshimin e realiteteve në Kosovë. Por, dhënia fund e misionit duhet vendosur nga Këshilli i Sigurimit.
Shefja e Misionit të Kosovës pranë Kombeve të Bashkuara, Teuta Sahatqija, shpjegon për Deutsche Wellen çfarë po ndodh.
“Fatkeqësisht, Rusia nuk lejon që të bëhet ndërrimi i destinacionit të këtij misioni ‘paqeruajtës’ dhe ne vazhdojmë të shkojmë në Këshillin e Sigurimit çdo tre muaj, të diskutojmë për një temë pa substancë. Të diskutojmë për mosmarrëveshjet për një vendparkim të dy qytetarëve kosovarë, që paskan qëlluar njeri serb e tjetri shqiptar, dhe ‘lufta’ e tyre për vendparkim të definohet si ‘incident ndëretnik’. Këto dhe gjëra të ngjashme e mbushin një raport të kotë çdo tre muaj dhe i mbledhin burrat e Këshillit të Sigurimit për të diskutuar për tema të tilla”, tha ajo.
Shefja e misionit Sahatqija, mendon se UNMIK ka mbetur pa kompetenca administrative e aq më pak paqëruajtëse.
“Ky mision pa vlerë, i cili shpenzon paratë e taksapaguesve të antarëve të UN nuk ka vend me këtë ‘job description’. Ky mision që quhet nga antarët e OKB si ‘Five Star Mission’, shërben si mision ‘turistik’ në mes të Evropës, në një shtet stabil, me njerëz miqësorë dhe kuzhinë të mrekullueshme. Ai patjetër duhet të ndërrojë përshkrimin e vendit të punës”, shpjegon ajo.
Në raportimin që i bëri Këshillit të Sigurimit mbi gjendjen në Kosovë një javë më parë, shefi i misionit Zahir Tanin, tha, se UNMIK-u po punon për unifikimin e sistemit të drejtësisë të Kosovës me Veriun e Kosovës.
“Misioni ynë, është duke punuar për të unifikuar këtë sistem të ndarë. Ne ndjekim problemet që ekzistojnë si p.sh. e drejta e përdorimit të gjuhës. Mbrojtja e të drejtave të njeriut nuk duhet të preken nga konsideratat politike apo dimensioni etnik, duke kërkuar që rendi shoqëror të bazohet tek ligji”, tha Tanin.
Krijimi i besimit midis komuniteteve të shoqërisë në Kosovë është thelbësor për misionin e UNMIK-ut. Paqja e qëndrueshme nuk mund të arrihet pa bashkëpunimin e gjithë institucioneve dhe pa asistencën e komunitetit ndërkombëtar. Në këto fusha UNMIK është duke përdorur know-how që ka OKB.
Për këtë është mirënjohëse edhe ambasadorja Teuta Sahatqija.
“Kosova ka nevojë dhe interes për të bashkëpunuar me OKB, thotë ajo, dhe e bën këtë me shumë sukses me agjensitë e saj, si UNDP, UNICEF, UNWOMEN, UNFPA, agjenci të cilat kanë programe të rëndësishme programore me institucionet e Kosovës”, tha ajo. /DW
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës