UT organizoi konferencë shkencore për ndikimin e politikës amerikane në vendet e rajonit
![UT organizoi konferencë shkencore për ndikimin e politikës amerikane në vendet e rajonit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/12/UT-organizoi-konference-shkencore-15-dhjetor-780x439.jpg)
Universiteti i Tetovës, në bashkëpunim me Universitetin e Ilinoisit Verior nga Çikago e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, organizuan konferencë shkencore me temë: ,,Ndikimi i politikës amerikane në promovimin e demokracisë, paqes, shtet-ndërtimit, mëkëmbjes ekonomike, si dhe mbrojtjes së vlerave kombëtare, fetare dhe qytetare në vendet e rajonit”, njofton UT në një komunikatë për Telegrafi Maqedoni.
Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, në hapjen e konferencës theksoi se kjo konferencë ka tubuar studiues eminentë të skenës politike kombëtare dhe rajonale, shkencëtarë të njohur në fushën e politikës, kulturës dhe ekonomisë, të cilët kanë dhënë dhe po japin vazhdimisht kontributin e tyre të çmuar në fushat që ata përfaqësojnë.
,,Më lejoni që në emër të Universitetit të Tetovës dhe në emrin tim personal të shpreh kënaqësinë për organizimin e përbashkët të Konferencës shkencore, me temë: ,,Ndikimi i politikës amerikane në promovimin e demokracisë, paqes, shtet-ndërtimit, mëkëmbjes ekonomike, si dhe mbrojtjes së vlerave kombëtare, fetare dhe qytetare në vendet e rajonit. Organizimi i kësaj konference shkencore me karakter ndërkombëtar, vjen si rezultat i themelimit të Qendrës për Paqe dhe Menaxhim Transkulturor nga Universiteti ynë dhe Universiteti i Ilionisit Verior nga Çikago e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duke pasur në fokusin e saj tematikën e lartpërmendur, konferenca e sotme ka tubuar studiues eminentë të skenës politike kombëtare dhe rajonale, shkencëtarë të njohur në fushën e politikës, kulturës dhe ekonomisë, të cilët kanë dhënë dhe po japin vazhdimisht kontributin e tyre të çmuar në fushat që ata përfaqësojnë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, demokracia më e zhvilluar dhe konsoliduar në botë, janë shndërruar në promotorë dhe mbështetësit kryesorë të vlerave universale edhe në rajonin tonë. Të udhëhequr nga parimi i lirisë, si e drejtë themelore për të gjithë popujt, populli amerikan në momentet më të vështira ishte në krah të popujve që kërkonin realizimin e të drejtave të tyre. Këtu mjafton të përmendim angazhimin e autoriteteve amerikane për forcimin e institucioneve në vend dhe demokratizimin e shtetit të së drejtës”, tha Rektori Prof. Dr. Vullnet Ameti.
Prorektori i Universitetit North Illinois nga Cikago e SHBA-ve, Prof. Dr. Bradley Bond vlerësoi se themelimi përbashkët i Qendrës për Paqe dhe Menaxhim Transkulturor nga dy universitetet është një hap shumë i rëndësishëm në promovimin e vlerave të përbashkëta të dy popujve.
,,Është kënaqësi për mua që ndodhem sot këtu në mesin tuaj, është mundësi e mirë që të gjithë këtu së bashku të njihemi ndërmjet vete. Para 6 muajsh, gjatë një vizite në një vend tjetër, të pranishmëve u tregova se Universiteti i Tetovës është një partner shumë i rëndësishëm në Ballkan, i Universitetit North Ilinois dhe, se bashkërisht kemi themeluar edhe Qendrën për Paqe dhe Menaxhim Transkulturor, me seli në hapësirat e Universitetit të Tetovës. Përmes kësaj Qendre, dy universitetet tona sot organizojnë edhe konferencën shkencore të radhës, konferencë e cila trajton ndikimin e politikës amerikane në promovimin e demokracisë, paqes, shtet-ndërtimit, mëkëmbjes ekonomike, si dhe mbrojtjes së vlerave kombëtare, fetare dhe qytetare në vendet e rajonit. Ky aktivitet, si dhe aktivitetet e tjera të përbashkëta që i kemi realizuar dhe që planifikojmë t’i realizojmë në të ardhmen, janë shembull i mirë i promovimit të përbashkët të ideve dhe vlerave të popujve tanë dhe me këtë ndërtohen urat e lidhjes së miqësisë mes dy komuniteteve”, theksoi Prof. Dr. Bradley Bond.
Po ashtu, u tha se organizimi i një konference të këtillë shkencore nuk kontribuon vetëm në ngritjen e urave të miqësisë midis popujve të rajonit, por me këtë potencial shkencor që ka, ajo do të ndihmojë në kuptimin më të mirë të fenomeneve, të problemeve të shoqërisë sonë në të gjitha fushat: në politikë, ekonomi, kulturë, gjuhë, etj., dhe si e tillë do të ruajë traditën e bashkëpunimit mes dy universiteteve, për të kultivuar edhe më tej kulturën e komunikimit mes komunitetit akademik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-380x233.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-380x233.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476834634_1337178704429895_4011526396496234746_n-e1739225031483-380x233.jpg)
Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-780x439.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474563040_598786249711587_3495130759191672433_n-e1739209156993-780x439.jpg)
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht