Universiteti i Tetovës nesër do të shënojë 22 vjetorin e ligjëratave të para

Universiteti i Tetovës përmes një kumtese të lëshuar për media ka njoftuar se nesër me disa aktivitete do të shënojë 22 vjetorin e ligjëratave të para, njofton Telegrafi Maqedoni.
Gjatë aktiviteteve do të bëhen homazhe te busti i dëshmorit të arsimit shqip, Abdylselam Emini dhe themeluesit dhe rektorit të parët të UT-së, Fadil Sulejmani.
Gjithashtu muezeu i Universitetit të Tetovës në fshatin Poroj, do t'i ketë dyert e hapura për vizitorët prej orës 9:30 deri 16:00./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/02/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































