LAJMI I FUNDIT:

Universiteti i Harvardit zbulon gabimin e menaxherëve me punëtorë e tyre

Universiteti i Harvardit zbulon gabimin e menaxherëve me punëtorë e tyre

Sipas Harvard Business School t’iu ofrosh këshilla punëtorëve që ke në varësi, është më efektive sesa dhënia e vlerësimit të punës.

Studiuesit e Universitetit të Harvardit arritën në këtë përfundim, pas një hulumtimi të gjatë, ku u kryen katër eksperimente të ndara nga njëra-tjetra. 1,438 pjesëmarrës morën pjesë në studim, ku secilit iu kërkua të jepte reagime ose këshilla për punën e dikujt.


Gjetjet treguan se njerëzit ofruan më shumë “informacion kritik dhe të dobishëm”, kur jepnin këshilla. Në eksperiment atyre iu ishte kërkuar jepnin informacione ose ofronin ndihmë për një kërkesë pune në një pozicion të caktuar. Në fund rezultoi se të anketuarit që e shprehën “vlerësimin” në formë këshille paraqitën 34 për qind më shumë ide për përmirësime dhe 56 për qind më shumë sugjerime se arrihej ajo gjë, përcjell Telegrafi.

Reagimi, nga ana tjetër, vuri në fokus mënyrën sesi një punonjës kishte kryer një detyrë në të kaluarën, në krahasim me ofrimin e një rruge konstruktive dhe të qartë që më përpara. Normalisht rezultatet ishin të kufizuara në periudha të veçanta të vitit, në formën e rishikimeve vjetore dhe tremujore. Prandaj, raporti theksonte se punëtorët përfitonin më shumë nëse menaxheri i drejtohej me një përqasje këshilluese, sa sa thjesht duke gjykuar ftohtë mbi rezultatet e punës që sheh.

Por nga ana tjerët, sipas disa ekspertëve, këshillat krijojnë midis punëtorit dhe eprorit të vet një marrëdhënie të ngjashme si ajo prind-fëmijë, ndaj ata nuk bien shumë në pajtim me përqasjen këshilluese.

Sipas Gill Webb, konsulent në The Oxford Group, vlerësimi është më produktiv në vendin e punës, sidomos në raste të tilla si punëtorët e rinj, pasi iu inkurajon atyre këmbënguljen për kryerjen me sukses të detyrave. Shtuar këtu edhe faktin se një nga rreziqet e këshillave është bindja paraprake e gabuar që punëtori krijon në mendjen e tij se dhënësi është përfundimisht më i zgjuar dhe ka të drejtë gjithmonë.

Webb thekson gjithashtu se këshillat nuk janë mënyrë e mirë për të ndihmuar punonjësit të zhvillojnë sjelljet organizative të nevojshme, në bazë të vazhdueshme, pasi sipas tij “duke nxitur këtë marrëdhënie prind-fëmijë dhe duke dhënë këshilla, krijohet ideja se unë jam eksperti dhe ti je fëmija, prandaj unë jam më i mirë se ti dhe ti duhet të më dëgjosh”. /Telegrafi/