Manchester Unitedi e ka forcuar interesimin për mbrojtësin e Monacos, Axel Disasi, të cilin planifikon ta transferojë gjatë afatit kalimtar veror. Sportsmail kishte raportuar që në janar lidhur me interesimin e Djajve të Kuq për shërbimet e 25-vjeçarit, të cilin Didier Deschamps e ftoi në Kampionatin Botëror pas lëndimit të William Saliba.


Bisedimet kanë vazhduar, mirëpo Unitedi është vetëm një prej klubeve të shumta angleze që i duan shërbimet e mbrojtësit francez.

disasi1 (Foto: Getty)

Disasi ka marrëveshje me Monacon deri në verën e vitit 2025, por burimet në Francë thonë se klubi i Ligue 1 mund ta shesë në verë për një shumë prej afro 50 milionë euro.

Situata me formën e Harry Maguire e Victor Lindelof dhe problemet fizike të Raphael Varane, e kanë detyruar trajnerin Erik ten Hag që të mendojë për një tjetër mbrojtës në verë.

Paris Saint-Germain, Bayern Munich, Tottenham Hotspur dhe West Ham United, janë në mesin e shumë klubeve të interesuara për Disasi. /Telegrafi/

telegrafi sport app