Manchester Unitedi ka shprehur interes për anësorin nën pronësit të Interit, Ivan Perisic.

Reprezentuesi kroat aktualisht është huazuar te Bayern Munichu, pasi i është bashkuar në janar.


Sipas mediumit Foot Mercato, Unitedi ka pyetur për Perisicin gjatë bisedimeve rreth planeve të Interit për të zgjatur huazimin e Alexis Sanchez për Ligën e Evropës këtë sezon.

Interi dëshiron 15 milionë euro për të shitur Perisicin, megjithëse perspektiva e një shkëmbimi të drejtpërdrejtë me Alexis është rritur.

Unitedi nuk është i vetmi pretendent anglez për Perisic, pasi kroati pëlqehet edhe nga Tottenahami dhe Evertoni gjithashtu. /Telegrafi/

telegrafi sport app