UNUM Festival rikthehet në edicionin e sivjetmë pas dy vitesh mungesë, për shkak të pandemisë COVID-19.
Ky festival që njëherësh është i pari që organizohet në Shqipëri në periudhën e pas-pandemisë, ka marrë lejen e Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, për të zhvilluar një organizimin fantastik.
Klosi në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, ka thënë se pavarësisht organizimit, UNUM Festival do të zhvillohet në ndjekje të të gjitha rregullave të preventimit nga virusi COVID-19.
“Është një gjë fantastike që të fillojmë një sezon të përbashkët, dy anëve të bjeshkëve me një festival aq të bukur si UNUM. Është në fakt akoma në procesin e dakordësisë me Ministrinë e Shëndetësisë për sa i përket rregullave që duhet ndjekur për coronën, edhe për pandeminë. Besoj që do të kemi një dakordësi, pasi UNUM Festival do të zhvillohet në masa shumë të rrepta, për të respektuar testimin e te gjithë pjesëmarrësve në festival dhe vaksinimin e të gjithë stafit që do t’i shërbejë, pra në hotele dhe brenda në festival”, ka thënë Blendi Klosi për Telegrafin.

Tutje, ai thotë se shpreson që Shqipëria të ketë një sezon më të mirë dhe të ngjeshur turistik, ndonëse është vështirë të arrihet suksesi i vitit 2019, që njëherësh shënon vitin e fundit pa prezencën e virusit COVID-19.
“Është një moment shumë i mirë, jo vetëm për të promovuar festivalin edhe le të themi turizmin e dy anëve të kufirit, por më shumë se kaq promovojmë Shqipërinë turistike nëpërmjet një festivali aq serioz sa UNUM Festival. Nuk diskutohet që do të jemi më mirë se 2020-ta. Vështirë besoj që të dalim në 2019-n, që ka qenë vit shumë i suksesshëm i turizmit shqiptar, por pa dyshim do të jemi më mirë se viti 2020, edhe unë mendoj që për mënyrën se si funksionon turizmi në Shqipëri dhe Kosovë, ne do ja dalim që në shumë pak kohë, mbase në harkun kohor të një ose dy viteve të kapim rekordin e 10 milionë turistëve të huaj”, ka thënë më tej Ministri i Turizmit.

Blendi Klosi thotë se UNUM Festival ka një listë të mirë të DJ-ve pjesëmarrës dhe nuk dyshon që atmosfera do të jetë në nivel.
“Mbaj mend një festival fantastik ai i vitit 2019 edhe gjynah që u ndërpre, por besoj që do t’ia dalim organizatorët të krijojnë një atmosferë të shkëlqyer edhe në 2021-n. Emrat janë fantastikë, listat e DJ-ve që do të luajnë në festival është shumë e mirë dhe besoj shumë që do të ketë edhe prezencë të jashtëzakonshme”, ka përfunduar Klosi.
Përndryshe, UNUM Festival 2021 organizohet sivjet në lokacionin Rëra e Hedhur në Shëngjin, në periudhën 3-7 qershor 2021. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Laerti dhe Gjesti puthen në buzë, shkaktojnë të qeshura pa fund tek banorët e tjerë

Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

Publikohet traileri i serialit “The Last of Us”, sezoni i dytë vjen më 13 prill

"A do të bësh fëmijë me Gjestin?", Xheneta jep një përgjigje të prerë

Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

Egla Ceno i del në përkrahje Gjestit: Disa e kanë "frikë" dhe i afrohen, disa nuk guxojnë as ta nxjerrin në nominim

Cilat mund të kenë qenë shkaqet që çuan në humbjen e reperit Mentor Palokaj? Flet kushëriri i të ndjerit

Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa