Reperi i popullarizuar, Unikkatil, është mjaft i pëlqyer pothuajse nga të gjitha gjeneratat për muzikën që e sjell

Muaj më parë ka qarkulluar lajmi se ai do mbajë një koncert në Mitrovicë dhe thuhej se ky do jetë i fundit për në trojet shqiptare.


Ditën e sotme (e martë), reperi në llogarinë e tij personale në Instagram  e ka publikuar një video, teksa e konfirmon performancën e tij.

"Janë duke e pritur konfirmimin tim, kështu që po e konfirmoj. Me rastin e ribashkimit të Mitrovicës, më 27 korrik është e vërtetë që do të vij", ka thënë Unikkatil në videon e ndarë me fansat,

Kujtojmë që vitin e kaluar, 38-vjeçari mbajti një koncert gjigant në Durrës, ku nuk mungoi prezenca e mijëra adhuruesve të muzikës së tij. /Telegrafi/