Ky është momenti i mahnitshëm kur aktori Will Smith mbetet në karakter si Gjindi i Aladinit, ndërsa fliste me dy vajza të vogla në qilimin e kuq - përpara se t'i ftonte të "takonin Princeshën Jasmine".

Videoja, e filmuar në premierën e filmit në Los Angeles javën e kaluar, tregon vajzat - Mila dhe motrën binjake Emma Stauffer, katër vjeçe - duke folur me Smithin nga prapa pengesës së fansave, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.


Kur i tregojnë se nuk e kanë takuar ende 'Princeshën Jasmine' - rol ky që luhet nga aktorja Naomi Scott në film, Smith i lejon ato që të vijnë në qilimin e kuq për ta takuar atë.

Momenti i shkëlqyer fillon me Milën, e cilla i drejtohet Smithit duke i thënë: "Ku është magjia juaj?".

Smith pastaj qëndron në karakter, duke u përgjigjur: "Kur unë jam në publik, nuk mund ta përdor magjinë time sepse njerëzit nuk mund ta dinë se unë jam një xhind'.

w1 3

"Kështu që unë duhet të bëj sikur jam një person i rregullt kur jam në publik, sepse njerëzit kanë frikë nga gjindët dhe sende të tilla", ka thënë ai.

Duke treguar për vajzat dhe veten e tij, ai pastaj shton: "Ne e dimë se çfarë është, por thjesht nuk mund ta tregoj atë në publik".

w2 3

Kur Mila pastaj pyet se ku janë 'miqtë' e tij, Smith përgjigjet duke iu thënë: 'A e keni takuar Princeshën Jasmine?'

Nëna e vajzave, Katie Stauffer, që filmon videon, u lejon vajzave të shkojnë dhe të takohen me zonjën Scott.

Video u postua më vonë në Facebook dhe Instagram, dhe është shikuar më shumë se një milion herë.

w4 1

Filmi i ri "Aladdin", i cili bazohet në versionin e animuar të vitit 1992, prodhim i 'Disney', ka mbledhur rreth vetes yjet si: Mena Massoud në rolin e Aladdin dhe Marwan Kenzari në rolin Xhorxh Jafar.

Megjithëse pati përshtypje të përziera nga kritikët, filmi ka arritur të fitojë 68 milionë funte në fundjavën e kaluar pas premierës. /Telegrafi/