Shumë prej përdoruesve të rrjeteve sociale kanë pasur mundësinë që së fundmi të shohin një interpretim të veçantë i cili është shpërndarë gjithandej, veçanërisht nga gratë.

Bëhet fjalë për interpretimin rrëqethës të prezantueses së Alsat M, Rita Behadini.


Ajo ka recituar një poezi të autores Kaltrina Pacolli, e titulluar “Unë, kufoma e ardhshme”.

Poezia e vitit 2018 trajton temën e dhunës ndaj grave dhe në përgjithësi diskriminimit gjinor që ndodhin në vendin tonë.

Interpretimi i Behadinit është shpërndarë me të madhe në rrjetet sociale, duke u parë si zëri i viktimave të dhunës fizike dhe psikologjike në vend.

Rastetet e dhunimit ndaj grave në trevat shqiptare vazhdojnë të jenë në numër të lartë dhe fatkeqësisht fenomen në rritje.

Poezia "Unë, kufoma e ardhshme" nga Kaltrina Pacolli:Unë, kufoma e ardhshme Vrajëm, po vrajëm nëse nuk t'kom pshty n'ftyrë e s't'i kom numru t'kqijat tu t'sha e tu t'mallku! Vrajëm, nëse sa here ke dasht me m'malltretu unë t'kom duru. Vrajëm nëse t'kom msu me m'fol qysh ke dashtë, vrajëm, Qo dorë n'mu veç pse jom gru. Po, qitmi flokt n'tokë e lem sheja n'trup e n'ftyrë nëse s't'kom thanë që je farë e ndyrë, nëse s't'kom nal me t'thanë kqyru n'pasqyre, nëse gjen me kqyr naj ftyrë! Po, shajëm edhe para fmive t'mi, shajëm edhe n'rrugë edhe para njerzve tjerë, kërkush s'ka me thon kurrgjo, besa kanë me të arsyetu se nëse unë n'sy t'tynev kom duru ti je tu bo çka unë "kom meritu"!! Po, po vrajëm, shkrep alltinë bash n'zemrën tem, mbi 100 thyrje t'saja, 1 plumb kurrgjo nuk dhem, sa dhamin k'to netë me zhurma t'mdhaja. Vrajëm, vrajëm nëse s't'kom shty kur me zor ke dasht me m'prek, e me m'desh, e tanën me m'pasë, vrajëm nëse t'kom lanë vrajëm nëse kom thanë nasht'! Le t'jem kufomë, nëse kom heshtë, nëse t'kom dashtë edhe kur s'm'ke dashtë, nëse t'kom kesh masi m'ke malltretu e poshtru, le t'jem kufomë veç pse jom Gru. E ti vrajëm, se I paqt del, kërkush me gisht kah ti nuk bon, kërkush fajtor nuk e len t'gjallin, se I vrami ka gjithë diçka që e "meriton", se I vrami se ka problem nëse e kallin, që vrasësit si ti me e marrë malin. E vrajëm, si plot e plot qe u vranë si plot e plot që u shanë, si plot e plot që kufoma ranë.. si për plot që kurrgjo nuk thanë! Vrajëm, Nëse t'kom lanë me m'kallxu çka Me vesh, Nëse t'kom lanë me m'kallxu qysh me fol, Qysh me kesh, Vrajëm nêse t'kom lanë me m'thanë me hesht! Vrajëm nëse t'kom rrespektu Kur ke gju sene mbi mu, Nëse t'kom rrespektu Kur n'ven lulave Veç therra m'ke pru, Nëse n'pikë të natës je kthy I dehun në alkohol E parfum të femrave tjera E venin ta kom ndreq, Vrajëm nëse kom ëndërru Jetën me ty kur t'bohemi pleq! Merrma jetën Nëse ta kom dhanë t'drejtën, Nëse ta kom dhanë lirinë Shpirtin n'fyt me ma pru, Nëse ta kom dhanë dashninë Kur ti veç m'ke shfrytzu, Merrma jetën Nëse e kom ul kryt veç pse Jom Gru! Merrma jetën, Nëse egër s't'kom largu prej vetës Kur ke dashtë dorë n'mu me qu, Kur je hasë e kërcënu Gërrdijat që munesh me i bo n'mu, Merrma jetën nêse me thikë s't'kom sulmu, Po kom bo hapa mbrapa veç pse jom Gru! Vrajëm, po kufoma jem ka me flejt me ty, me një shtrat me ty, me një jastëk me ty, me u siguru që edhe andrrat e tua kanë me pa veç zi! Kur shpirti jem ka me u kthy në hi, unë kom me u kthy për ty, unë kom me u kthy për krejt gratë që u vranë, për krejt kërcënimet që u banë, unë kom mu kthy se ti ke vra një nanë! Vrajem, nese mke shit moral e une tkom ngu, tu e ditë që pramë e parpramë me tjera ke ladru! Le t'bohna unë kufoma e ardhshme E dorës t'msheft, E gjakut ton t'nxehtë Nëse t'kqijat t'i kom majt m'sheft. Le t'bohna kufoma e ardhshme Nëse kom duru, Që me lot kom ra me flejt E me lot jom qu! Vrajëm pash të madhin Zot nëse e msheli gojën veç pse jom Gru. Kaltrina Pacolli. /Telegrafi/