LAJMI I FUNDIT:

“Unë jam Xheneta, shko fol te Gjesti”, përplasen ashpër në studio ish-banorja dhe Ronaldo

“Unë jam Xheneta, shko fol te Gjesti”, përplasen ashpër në studio ish-banorja dhe Ronaldo

Xheneta ishte e ftuar në Fan Club, por atmosfera u tensionua që në fillim kur ajo pati një përplasje me Ronaldo Sharkën, ende pa nisur mirë intervista.

Ronaldo e provokoi direkt për marrëdhënien e saj me Gjestin, duke e lidhur atë me eksperiencën e saj në Big Brother VIP Kosova.

Biseda u ndez kur Heidi i drejtoi pyetjen e parë Xhenetës.


Foto: Screenshot/YouTube

Heidi: “Ti ke filluar eksperiencën tënde në She’s on Top, ku ke pasur komente edhe jo aq të këndshme. Cili është çelësi për të rifituar përkrahjen e publikut dhe ngrohtësinë e tij në kohë?”

Pa pritur përgjigjen e Xhenetës, Ronaldo ndërhyri: “Gjesti.”

Xheneta: “M’fal?”

Ronaldo: “Gjesti thashë! Tha kush është çelësi, thashë ndoshta është Gjesti.”

Heidi: “Ta dëgjojmë të lutem, Ronaldo.”

Xheneta: “Pse në She’s on Top ka qenë Gjesti?”

Ronaldo: “Më fal, zemër?”

Xheneta: “Ka qenë në She’s on Top Gjesti?”

Ronaldo: “Atëherë, zemër, pyetja ishte cili ishte çelësi për të rifituar dashurinë e publikut pas komenteve në She’s on Top, ndoshta është Gjesti.”

Duke e ndjerë situatën të tensionuar, Xheneta reagoi: “Në qoftë se kam nevojë për avokat, të marr, zemër. Vetëm më lejo të flas, nuk jam këtu të flas për ty.”

Ronaldo nuk u ndal me provokimet dhe e pyeti me ironi: “Sa është rroga?”

Xheneta: “S’e di sa ia vlen të të paguaj ty.”

Ronaldo: “Me sigurime? Relaksohu zemër, Gjesti është pak metra andej.”

Xheneta: “Unë jam Xheneta, te Gjesti shko fol te Gjesti.”

Ronaldo: “Patjetër, unë jam Ronaldo Sharka.”

Përplasja mes tyre ka ngjallur reagime të shumta, duke lënë të hapur diskutimin për marrëdhënien mes Xhenetës dhe Gjestit. /Telegrafi/