Izet Haxhia, ish-badigardi i Sali Berishës, thotë se ai është dëshmitar i gjallë i krimeve të tij. Por, edhe pse ka një vit e gjysëm që i denoncon këto krime, askush nuk guxon ta marrë në pyetje.
Haxhia ndërkohë tregon edhe për një doktor misterioz në Itali, ku Berisha strehoi fëmijët e tij pas trazirave të ’97-s dhe dërgonte edhe drejtuesit e PD-së të sëmurë, të cilët nuk patën fatin të shërohen.
Ja çfarë thotë Haxhia:
“Po flitet e stërflitet ne një pjese te medieve rasti Shullazi dhe pikërisht nga ai qe duhet te heshte, marshalli i krimit dhe kaosit.
U arrit deri aty sa rreshteri i marshallit, i vendosur me prokure te marshallit ne krye te SHQUP-it, te deklaronte se arrestimi i ushtarit te dikurshem te tyre, te cilësohej si fillimi i reformes ne drejtesi, dhe quajti heronj Llallen me co..
Te ben pershtypje koha e kryerjes se ketij akti ‘heroik’ pas denoncimit te marshallit nga ana e prokurorise, po te marshallit.
Duhet thene se ne unison te ketij akti ‘heroik’ ishte edhe media e sponsorizuar nga marshalli, qe me thene te drejten eshte nje shtylle e forte e mbeshtetjes se krimit politik e ordiner ne keto 25 vite, me dezinformimin, shpifjen dhe mashtrimin e opinionit.
Kam me teper se nje vit e gjysem qe po denoncoj bemat e krimet e marshallit ne disa prej te cilave kam qene edhe zbatues e pjesmarres ne to, por as edhe nje prokuror apo gjyqtar nuk ka marre as mundim per te me pyetur apo lere per t’i hetuar ato.
Ne kohen kur jane kryer keto bema e krime nuk ka pasur ‘qytetar dixhital’ por ka pasur nje deshmitar e pjesmarres qe eshte akoma gjalle, e ky jam Une.
Te habit fakti qe per nje denoncim te “qytetarit dixhital” hidhen po me porosi te marshallit ne akte ‘heroike ‘ prokuroret e Llalles, ndersa per ato qe kam rrefyer une nje heshtje varri.
Dua te sqaroj ata qe me kuptojne se sa diabolike dhe djallezore
eshte mendja e marshallit me nje ndodhi te vertetë qe e kam thene me pare, por qe si gjithe te tjerat eshte kaluar ne heshtje.
Ka qene pranvera e vitit 1999, ndodhesha ne Tropoje. U vendos bomba e pare me telekomande ndaj Fatmir Haklajt, ku mbeti i vrare Eduart Haklaj dhe Fatmiri i plagosur.
Ne te njejten ore fill pas atentatit te organizuar nga dora tinzare e marshallit,therritet ne shtepine e zevendes shefit te Shtabit te Pergjithshem te ushtrise me origjine nga Tropoja, me mbiemrin Selimi, Halil Haklaj, qe gjendej ne Tirane, dhe ne shtepine ku therritet ndodhej edhe njeriu i afert i marshallit, ish- spiuni i Sigurimit Ferit Brecani, burri i mbeses se marshallit.
Ky spiun dhe ndermjetësi i gjithe aferave korruptive te marshallit ne sundimin e dyte te tij, i thote Halilit qe bomben Fatmirit ja ka vendosur Izeti me porosi po te marshallit, pasi ka marre nje miljjon marka per kete pune.
Normal qe nje informacion i tille i dhene nga nje njeri i afert i marshallit do te merrej seriozisht nga Halili, i cili niset me urgjence ne Tropoje per te njoftuar vellezërit se ishte gjetur ‘atentatori’ dhe duhej eleminuar sa me pare.
Marshalli me lojen e tij djallezore donte qe me doren e armiqve te tij te me eleminonte mua dhe te fillonte luften mes vellezerve te mi dhe vellezerve Haklaj.
Nje loje djallezore qe nuk u henger nga Fatmiri, i cili tha qe aq sa kane dore vellezërit e mi ne kete akt terrorist, ka edhe Izeti.
E tregova prape kete ngjarje te vertetë per t’u treguar se deri ku mund te arrije mendja djallezore dhe e semure e marshallit.
Nese ka nje njeri sot ne Shqipëri qe nuk don reformen ne drejtesi dhe zbatimin e paktit te nenshkruar me FBI, ky eshte kryekrimineli i ketij vendi, Sali Berisha.
Per kujtese marshallit: A ke ndonje njoftim apo te dhene nga qytetari yt dixhital per mikun tuaj doktor ne Itali, te cilit i pate besuar strehimin e femijve te t’u e dhendrit me supermbesen e vogel ne arratine e 13 marsit 97???
Pse te gjithe ish- funksionaret e PD qe dinin shume per ty dhe ishin bashkëpunëtore te ngushte tuajt, pas semundjeve te ‘papritura’ te tyre i çove per ‘sherim’ ne kliniken e ketij doktori, nga ku te gjithe u kthyen te ‘sheruar’, me perjashtim te njerit qe nuk pati ‘fatin’ e ketyre të tjereve te ‘sherohej’, sepse ra ne fund te detit se bashku me helikopterin qe i dhe me urgjence per ta cuar te ‘sherohej’ si te tjeret??
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rexhep Memedi: Fëmija që u helmua nga barërat është në gjendje të qëndrueshme

Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Gashi: Mosrespektimi i gjykatës nga Kurti, rrezikon procesin e rastit “Banjska” të Radoiçiqit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Mushkolaj: Kurti e pret arrestimin me kompletu sagën e tij - por nuk do ta fitojë betejën me shtetin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës