LAJMI I FUNDIT:

UNDP-ja premton përkrahje për zhvillimin rural

UNDP-ja premton përkrahje për zhvillimin rural

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, ka takuar sot Alessandra Roccasalvo, zëvendës-përfaqësuese e përhershme e UNDP-së, me të cilën ka biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy institucioneve, si dhe për projektet e shumta, të cilat pritet të realizohen në fushën e bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Në njoftim për media thuhet se Krasniqi ka marrë mbështetjen e saj për ofrimin e përkrahjes përmes ekspertëve në hartimin e Ligjit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, gjë që është shumë e rëndësishme për avancimin e mëtejmë të këtij sektori në vend.


Roccasalvo shtoi se si institucion do të vazhdojnë përkrahjen përmes projekteve të ndryshme për fermerë, përmes angazhimit të ekspertëve, si dhe projekteve për zhvillimin e zonave rurale, me qëllim të zhvillimit ekonomik dhe rritjes së punësimit në vend.